Tiranë, transplanti i parë i veshkave brenda janarit
Autori i Lajmit: Marsela Xibraku
Gjithçka është gati për të filluar transplanitn e veshkave në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ky do të jetë edhe operacioni i parë që do të kryhet në Shqipëri dhe vjen fill pas disa specializimeve të mjekëve shqiptarë jashtë shtetit. Mjekët shprehen optimistë për përfundimin e këtij operacioni që do të pasohet nga shumë të tjerë, duke i ardhur në ndihmë shumë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet në veshka. Një ndihmesë e madhe i atribuohet Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka dhënë një ndihmë të madhe për zhvillimin e projektit. Transplanti ishte programuar që në dhjetor të vitit të shkuar, por do të mund të finalizohet vetëm brenda muajit janar. Në lidhje me detajet e projektit flet prof. Dr. Sulejman Kodra, mjek nefrolog, njëherësh dhe koordinator i transplatimit të veshkave.
Pritej që transplantimi i parë i veshkave të kryhej që në dhjetor të vitit të shkuar, cila ishte arsyeja e shtyerjes së këtij operacioni, dhe kur pritet që të bëhet operacioni i parë për vitin 2009?
Në bazë të projektit parashikohej që operacioni i parë të kryhej brenda vitit 2008, por kjo gjë nuk u realizua jo për faj të stafit shqiptar por për shkak se operacioni pritej që të mbikqyrej nga kolegët italianë të cilët nuk iu përgjigjën këtij afati. Ata njoftuan se do ta shtyjnë këtë operacion deri në javën e tretë ose të katërt të janarit. Nuk është caktuar ende një datë e saktë por është vendosur që brenda këtij muaji ky projekt të jetë realizuar.
A janë të gatshëm mjekët shqiptarë që të përballojnë këtë lloj operacioni me një shkallë të tillë ështirësie dhe a plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e tij me sukses?
Gjithçka është gati për të filluar, sallat e neurologjisë janë të kompletuara. Ekipi shqiptar është i përgatitur dhe optimist. Së fundmi u mbajt edhe një mbledhje me iniciativën e drejtoreshës së QSUT-së e cila ishte edhe mbledhja e fundit operative ku ishte i pranishëm i gjithë stafi që do të marrë përsipër operacionin. Në këtë mbledhje u rikonfirmua gadishmëria e të gjithë mjekëve të cilat janë shumë të përgatitur nga teknika profesionale, presim vetëm konfirmimin e mjekëve italianë për të filluar.
Cila është procedura që ndiqet për të bërë një transplantim veshke?
Të sëmurët që drejtohen për të bërë një transplantim janë ata që tashmë ndodhen në gradat e fundit dhe transplanti mbetet shpresa e fundit ose ndryshe kalojnë në hemodializë. Veshka zakonisht dhurohet nga një i afërt i pacieëna,ntit, që mund të jetë nëna, babai, motra, vëllai. Pra pasi bëhen të gjitha procedurat e nevojshme dhe përcaktohet dhuruesi bëhen të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas mund të kryhet operacioni.
Sa është lista e atyre të sëmurëve që presin të bëjnë transplant, a ekziston një procedurë regjistrimi dhe si funksionon?
Më parë ekzistonte një protokoll i tillë që të sëmurët çoheshin jashtë shtetit për të bërë një opëracion të tillë si p.sh në Itali, Turqi, ndërsa tani ky operacion mund të kryhet në Shqipëri. Nuk ka një listë të saktë sepse ajo është vazhdimisht e ndryshueshme pasi pacientët ndodhen në stadet e fundit ose në Hemodializë. Por një numër është i përcaktuar dhe ai është i barabartë me njëqind raste në një million njerëz të çdo vit. Për regjistrimin e të gjithë të sëmurëve të rinj ekziston një rrjet që është i shpërndarrë në të gjithë Shqipërinë dhe ai i mundëson pacientëve regjistrimin.
Sa është fatura që duhet të paguajë pacienti për të gjitha shërbimet e kryera gjatë dhe pas operacionit?
Në të gjitha rastet e operacioneve që do të kryhen në QSUT do të zbatohen të njëjtat rregulla që zbatohen për operacionet e tjera të zakonshme. Pra pacientët nuk do të paguajnë asnjë shumë kur janë të siguruar dhe barnat që ata do të detyrohen ti marrin gjithë jetën dhe që quhen barna jetikë do të jenë të rimbursueshme dhe kjo vjen nga ana e bashkëpunimit me ISSH-në, e cila ka mirëkuptuar të sëmurët me veshka. Gjithashtu kjo gjë është arritur edhe me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë e cila ka mundësuar marrjen e projektit por edhe financimin e tij.
Cili mund të jetë rreziku më i madh që mund ti kanoset pacientit gjatë operacionit ku do të bëhet transplantimi i veshkës?
Kryerja e operacionit ka dy aspekte dhe ndahet në dy faza që konsistojnë në heqjen e veshkës së shëndoshë nga dhuruesi dhe vendosja e saj tek marrësi. Janë dy ekipe që do të punojnë në dy salla operacioni njëkohësisht dhe ky operacion mund të zgjasë rreth dy orë, pra sa një operacion i zakonshëm. Pra edhe rreziku sigurisht që është i pranishëm si në çdo operacion tjetër. Rreziku varet nga faktorët që lidhen me vetë të sëmurët. Por ne jemi optimistë se çdo gjë do të shkojë mirë.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009