Të kategorizohen gjimnazet dhe diplomat e tyre
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Eshtë koha të trajtohet ideja e gjimnazeve të diferencuara. Kohë më parë, drejtori i “Sami Frashërit” na tha se diploma e shkollës së tij nuk është dosido dhe ajo shihet me sy tjetër nga diplomat e shumë gjimnazeve. Por ky “sy” është “informal” dhe jo zyrtar. Ndoshta është koha që të bëhet edhe akreditimi i gjimnazeve krahas akreditimit të universiteteve në shkallë Republike. Duke parë problematikat e ndryshme që kanë gjimnazet e kryeqytetit, panoramat kontrastuese të tyre, edhe ne mendojmë se mund të shqyrtohet ideja e klasifikimit të gjimnazeve. Të kategorizohen gjimnazet dhe nxënësit të grupohen në to sipas rezultateve. Të krijohen gjimnazet e nivelit A, më të mirët, ku aty të futet kriteri mesatare për pranim. Dhe mësimi të jepet nga mësuesit më të talentuar. Natyrisht, ky të mbetet një klasifikim i hapur për të bërë herë pas here rifreskime e rishikime.
Në kategorinë B të përfshihen gjimnazet e nivelit të mesëm (këtu të futeshin shumica e tyre) dhe ku të kishin të drejtën e studimit nxënës të nivelit mesatar; as ambiciozë dhe as tepër të vështirë. Pjesa më e madhe e mësuesve që japin sot mësim në gjimnaze, mund të punonin me këta nxënës. Ndërsa në kategorinë C, të futeshin gjimnazet me nxënës të dobët, ata që prindi i sjell në shkollë për të mos i lënë në rrugë. Me këta nxënës të punohej me programe të diferencuara dhe tekste të përshtatura për nivelin e tyre dhe mësuesit të përzgjidheshin si “dorë e fortë”, që mund të mbajë klasën nën kontroll. Në këtë kategori gjimnazesh, paga e mësuesit të ishte deri në dyfishin e pagës së mësuesit të një gjimnazi të zakonshëm. Ndërsa në gjimnazet e kategorisë A- gjimnazet elitare, të pranoheshin mësues jo thjesht me kualifikime, por edhe që janë autorë tekstesh, që kanë përgatitjen më të lartë shkencore dhe që vazhdimisht janë më të azhornuarit me të rejat në shkencat që mbulojnë. Pikërisht, këtyre mësuesve t u kërkoheshin edhe tituj shkencorë ose kualifikime të tjera analoge. Paga e tyre të ishte dyfishi i pagës së mësuesit të zakonshëm.
Pra, një kategori mësuesish të paguhej ekstra për vështirësinë e punës edukative me kontigjente të vështira nxënësish dhe një kategori tjetër mësuesish të paguhej ekstra për nivelin e lartë të mësimdhënies dhe përgatitjen e studentëve të shkëlqyer.
Diferencimet e pagave sipas lëndëve
Gjithashtu, një tjetër diferencim i ndjeshëm, duhet të bëhet në pagat e mësuesve sipas lëndës që ata japin. Të gjithë e pranojnë se vështirësia e studimeve nuk është e njëjtë në të gjitha degët e mësuesisë, po kështu, pranojnë se edhe kapaciteti intelektual i studentëve nuk është i njëjtë dhe se paradoksalisht, në ato degë ku duhet të studiojnë “ajka” e studentëve, studiojnë “llumi” i tyre (gjithnjë në aspektin e përgatitjes dhe jo të përkatësisë sociale apo etiketime të tjera morale). Rezultati i barazitizmit të pagave në arsim është produkti shumë i dobët i mësuesve të rinj, sidomos në shkencat ekzakte. Këtë faturë që po paguan formimi i dhjetëra brezave nxënësish e që do ta vuajë shoqëria, duhet ta shlyejë sa më parë shteti. E ka MASH dhe qeveria në dorë të ndryshojë këtë realitet: Pagat e mësuesve të matematikës e fizikës duhet të jenë të krahasueshme me pagat e specialistëve të fushave të shkencës e të teknologjisë. Eshte qesharake që mësuesi i matematikës paguhet vetëm 10 mijë lekë të vjetra më teper, sesa mësuesi i historisë. Edhe shkalla e vështirësisë së punës së tyre nuk është aspak e barabartë. Pas shkencave natyrore, gjuha dhe letërsia janë grupi i dytë që duhet të trajtohen me paga ekstra në arsim, pasi mësuesve të këtyre lëndëve u duhet të korrigjojnë volume detyrash me shkrim të të gjitha formave, një punë që vazhdon në shtëpi e për të cilën nuk duhet bërë sikur nuk dihet gjë. Nga ana tjetër, për të ruajtur performancën, mësuesve të letërsisë u duhet që përveç programit të lexojnë vepra voluminoze që janë në program e t i zbërthejnë ato.
Për vetë dhuntitë e veçanta që kërkojnë lëndët të cilat përbëjnë edhe shtyllat e formimit të nxënësve e që për këtë arsye në maturën shtetërore janë provim i detyrueshëm, matematika, fizika kimia e më pas edhe gjuha e letërsia, duhet të trajtohen me paga në mënyrë të diferencuar. Këto lloje diferencimesh si dhe diferencimi që duhet të bazohet tek aftësitë e mësuesve (të cilat duhet të certifikohen mbi testime jo mbi bazë vjetërsie), janë shumë më të rëndësishme se diferencimi formal i pagave mbi vitet e punës.
Koeficientë vlerësues për gjimnazet, të bëhet akreditimi i tyre
Ministria e Arsimit e ka pohuar disa herë, se mësuesit që janë të punësuar kanë të njëjtat diploma, kanë mbaruar të njëjtën shkollë dhe për këtë arsye, edhe shkollat kanë të njëjtën vlerë. Por, ja që shkollat faktikisht nuk janë të tëra njësoj, nuk janë po njësoj të aftë mësuesit dhe nuk janë njësoj të lirë apo të shtrënguar në notë. Nga ana tjetër, me shtimin e universiteteve që kanë degë mësuesie, tashmë mësuesit nuk kanë të gjithë të njëjtat diploma. Por a vlejnë njëlloj diplomat e tyre? Zyrtarisht, nuk ka asnjë diferencim të pranuar mes diplomës së UT-së psh, me diplomën e Universitetit të Elbasanit apo të Durrësit. Por praktikisht, ato trajtohen si të diferencuara edhe nga privatët, madje edhe nga DAR, e cila vazhdon t i konsiderojë “Institute” dhe mësuesit e tyre i drejton për ciklet e shkollave 9-Vjeçare. Por akreditimi i shkollave të larta nuk ka përfunduar dhe as nga Ministria nuk pranohet, se Universiteti i Tiranës, edhe pse ka profesorë me botime e studime, është më i mirë se universitetet e rretheve apo universitetet private. Në këto kushte, ende nuk ka asnjë vendim të formës ligjore, që të kategorizojë diplomat e shumta që lëshohen. Eshtë koha për të bërë klasifikimin e këtyre universiteteve zyrtarisht, për të mos i mbetur vlerësimi vullnetit të individëve. Pra, mund të ketë universitete të klaseve të ndryshme, e sanksionuar kjo në letër? Këtë pyetje ia dërguam kohë më parë MASH-it, por nuk morëm përgjigje. Ndërsa në drejtoritë e dy prej gjimnazeve elitare të kryeqytetit e konsideruan akreditimin shumë të rëndësishëm.
Nga ana tjetër, programi shtetëror është unik dhe kjo pengon që të vendosen koefiçientë vlerësues për shkollat e mesme. Meqenëse edhe kërkesa e llogarisë dhe përgatitja e mësuesve nuk është kudo e njëjtë, zgjidhja optimale që gjeti MASH dhe që ishte më e mira për kohën e kufizuar, ishte matura shtetërore. Ndoshta në një të ardhme më të largët, duhet të shihet vendosja e koeficientëve klasifikues të shkollave sipas emrit që kanë krijuar në vite dhe rezultateve që kanë dhënë, duke marrë në konsideratë sa prej nxënësve të tyre ndjekin shkollat e larta dhe çfarë rezultatesh arrijnë në vitet e universitetit, jetën akademike e më pas në profesion. Natyrisht, kjo do të kërkonte shumë kohë. Ky koeficient i shkollës të shumëzohej pastaj, me mesataren 4-vjeçare të çdo nxënësi për të arritur në një klasifikim kombëtar të maturantëve.
Koeficientët e gjimnazeve do të rikthenin autoritetin e notës dhe rëndësinë re studimit për 4 vjet. Matura shtetëtore si një vlerësim i jashtëm, është e nevojshme, por ajo nuk mund të zëvendësojë matjen e njohurive në 4 vite vetëm me disa orë provimi. Gjimnazistët e gjimnazeve të kryeqytetit janë shprehur se matura shtetëtore e rrëzuar autoritetin e notës së mësuesit. “Nxënësit nuk po i mësojnë të gjitha lëndët njëlloj, për disa bëjnë kurse, disa i lënë pas dore”, thotë njëri prej tyre. Pyetjes nëse, është më mirë a më keq, që të gjithë nxënësit i nënshtrohen provimeve të maturës, ndërsa notat e katër viteve zënë më pak vend në totalin e pikëve, P.L iu përgjigj: “Eshtë shumë pak një provim, që të tregojë përgatitjen e katër viteve. Nuk mund ta njohësh nxënësin kaq mirë nga një provim i vetëm, sido që të jetë ai. Ndërsa, notat që janë vënë në katër vite, e tregojnë më mirë nxënësin. “Një punë 4-vjeçare mund të shkojë dëm për një ditë të vetme, kur mund të mos jesh në formën tënde më të mirë, mund të kesh pasur probleme ditë më parë, që të hedhin poshtë gjithë sakrificat e tua”, shprehet një nga gjimnazistet e “Partizanit”.
Në përgjithësi ata e pranojnë se për lëndët që nuk janë në provim, ndihet njëfarë indiference, sepse nota e tyre do të ndikojë shumë pak në rezultatin përfundimtar. Një lëndë që nuk është provim, zë një vend shumë të vogël pikësh. Ndërsa për lëndët që i kanë për provim të detyrueshëm ose që i zgjedhin vetë, marrin mësues privat në shtëpi.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009