Zamir Shtylla jep dorëheqjen e parevokueshme
Autori i Lajmit: red.
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Zamir Shtylla, ka vendosur të japë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra që mban. Vendimi është marrë dje nga prokurori, pak minuta pas hyrjes në fuqi të ligjit për dosjet. Megjithëse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme, burime pranë këtij organi kanë pohuar se kërkesa për dorëheqje ka mbërritur në zyrën e kryeprokurores Ina Rama. Kryeprokurorja ka konfirmuar dje lajmin duke zbardhur dhe detaje të kërkesës së Zamir Shtyllës.
“Jap dorëheqjen dhe kërkoj që kjo dorëheqje të kihet parasysh nga ana juaj, si drejtor i Drejtorisë së Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjithashtu, kërkoj të pranoni largimin tim nga grupi i prokurorëve të ngjarjes së Gërdecit, e ndodhur më 15 mars 2008”, - thuhet në letrën e Shtyllës. Zamir Shtylla ka në dorë dhe dosjet për abuzimet në rrugën “Durrës-Kukës”, “Remzi Hoxha”, “Fazliç”.
Dorëheqja
Prokurori i dosjeve më të bujshme në vend ka dhënë dje dorëheqjen e parevokueshme nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk dihet ende se si Zamir Shtylla ia ka argumentuar kërkesën e tij për largimin nga organi qendror i akuzës, Ina Ramës, por mësohet se kërkesa ka mbërritur në zyrën e saj. Prokuroria e Përgjithshme në rrugë zyrtare është shprehaur se kërkesa ndodhet në zyrën e Kryeprokurores, e cila ka pranuar dhe kërkesën e tij. Ndërkohë mësohet se vendimi i Shtyllës besohet se ka ardhur pas sulmeve që i kanë ardhur kohët e fundit dhe denoncimeve të disa ish-të përndjekurve që thanë se ai ka qenë ndër personat që ka keqtrajtuar shtresat “rebele” kundër regjimit diktatorial. Dorëheqja e Shtyllës i paraprin zbatimit të ligjit për “Dosjet”, i cili pritet të hidhet në veprim gjatë javëve që vijojnë, pavarësisht nëse dekretohet ose jo nga Presidenti.
Dosja
Fati i dosjes “Gërdeci”, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur 300 të tjerë, pritet të përcaktohet nga Prokuroria e Përgjithshme pas dorëheqjes së Zamir Shtyllës.
Projektligji
Projektligji i pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë ka doza të forta goditjeje ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. Edhe vetë kryeministri Berisha e ka deklaruar këtë teksa ka përmendur me emra disa prokurorë që kanë punuar si të tillë edhe në kohën e komunizmit. Në bazë të ligjit këta prokurorë duhet të lënë detyrën. Mes tyre janë prokurorët që aktualisht po hetojnë dosje si rruga Durrës-Kukës, zhdukja e Remzi Hoxhës, dosja “Fazliç”, dosja e Gërdecit.
Dorëheqja
“Jap dorëheqjen dhe kërkoj që kjo dorëheqje të kihet parasysh nga ana juaj, si drejtor i Drejtorisë së Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjithashtu, kërkoj të pranoni largimin tim nga grupi i prokurorëve të ngjarjes së Gërdecit, e ndodhur më 15 mars 2008”, - thuhet në letrën e Shtyllës.
Berisha për Shtyllën
"Në Shqipëri 98 për qind e prokurorëve dhe gjykatësve janë të lirë që s`kanë asnjë lidhje me atë të shkuar. Vetëm këta, vetëm Zamir Shtyllat , të cilët kanë urdhëruar lidhjen me tela me gjemba të qytetarëve në vitin `90 dhe zvarritjen e tyre në Sarandë", - akuzoi Berisha. Kreu i ekzekutivit ka mohuar faktin se ligji i ri për dosjet po drejtohet kundër prokurorëve dhe gjykatësve, të cilët kanë në dorë dosjet e bujshme në ngarkim të ministrave të kabinetit "Berisha".
Zamir Shtylla i përgjigjet Berishës: “Po më denigroni”
Prokurori fort i lakuar nga Kryeministri i vendit me rastin e ligjit të dosjeve, Zamir Shtylla, ose siç njihet ndryshe prokurori i “Gerdecit”, ka deklaruar sot se Berisha po e denigron për shkak të detyrës që mban aktualisht. Në një njoftim zyrtar për shtyp, të nisur nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se “Përpjekjet e bëra së fundmi, duke më atribuar veprime që nuk janë kryer prej meje, i konsideroj abuzive, për të denigruar figurën time dhe presionin për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej”.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009