E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqatat e Gazetareve: Sulmi ndaj gazetarit Mero Baze deshmi e rritjes se arrogances se mafias kund

Nga Lidhja e Gazetareve te Shqiperise, Shoqata e Gazetareve Profesionist
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, janë të shqetësuara nga ngjarja e shëmtuar e djegies së makinës s ëgazetarit Mero Baze. Ngjarja ndodhi rreth orës 03 të mesnatës duke u gdhire data 31 dhjetor pas një zjarri të qëllimshëm provokuar në pjesën e pasme të saj.

Dy organizatat e Gazetarëve në Shqipëri shprehin shqetësimin për shantazhin e skajshëm dhe dhunën psikologjike ushtruar mbi zotin Baze dhe familjen e tij përmes këtij akti të rënd.

Ne I bashkohemi thirrjes së zotit Baze që policia të hetoi në mënyrë të paanshme dhe të mos ndikohet nga raportet e gazetarit me qeverinë. Ajo ka dokumentuar vendin e krimit dhe mori dëshmitë e zotit Baze dhe djalit të tij.

Shpërthimi pason një acarim të dukshëm publik të zotit Baze me kryeministrin Sali Berisha dhe ritrasmetimin e tri emisioneve problematike në emisionin “Faktori Plus”, që bënin fjalë për ngjarjen e Gërdecit, rrugën Rrëshen Kalimash dhe privatizimin jotrasparent të shoqërisë shtetërore ARMO të trasmetuara në datën 29 dhe 30 dhjetor.

Dy organizatat e Gazetarëve në Shqipëri e dënojnë ashpër këtë atentat ndaj fjalës së lirë dhe sigurisë publike të gazetarëve në Shqipëri dhe I bëjnë thirrje drejtësisë ta hetoj sa më shpejt këtë rast, zbardhja e të cilit do frenonte sulmin e mafias ndaj shtypit. Dy organizatat e Gazetarëve në Shqipëri janë seriozisht të shqetësuara nga injorimi dhe cinizmi me te cilin kryeministri Sali Berisha dhe partia e tij kane deshmuar ndaj ketij rasti, I cili do rris arrogancën e krimit dhe mafias së lidhur me politikën ndaj shtypit të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›