Shpërthen mes flakëve dhe digjet plotësisht makina e gazetarit Mero Baze
Tirane me 31 dhjetor 2008
Makina e drejtorit të gazetës Tema, Mero Baze shpërtheu rreth orës 03 të mesnatës duke u gdhire data 31 dhjetor pas një zjarri të qëllimshëm provokuar në pjesën e pasme të saj ndërkohë që kishte rreth 4 orë e gjysëm që ishte e parkuar para pallatit ku ai banon prej dhjet vitesh.
Forcat e policisë mbritën në vendngjarje rreth orës 03 së bashku me zjarrëfikësen e cila në mënyrë paradoksale arriti në vendngjarje pa rezerva ujore. Paniku mbërtheu banorët e pallatit, pasi zjarri mund të depërtonte tek makinat e tjera të parkuara. Makina e zotit Baze, një BMW 530, me benzinë shpërtheu pas 20 minutash dhe u dogj plotësishtë. Ngjarjen e pikasi fillimisht i biri i tij 15 vjecar i cili ishte ende zgjuar kur dëgjoi alarmin e makinës. Pas u zgjua nga gjumi prej djalit të tij, i cili e lajmëroi se makina kishte marr flakë, zoti Baze lajmëroi autoritet e policisë të cilat e këshilluan të mos i afrohej vendit të ngjarjes.
Pasi mbriti në vendngjarje policia dokumentoi vendin e krimit dhe mori dëshmitë e zotit Baze dhe djalit të tij. Në vendgjarje ishin dhe banorë të pallatit që u ngritën të shqetësuar nga gjumi pas shpërthimeve që vinin prej makinës.
Shpërthimi pason një acarim të dukshëm publik të zotit Baze me kryeministrin Sali Berisha dhe ritrasmetimin e tri emisioneve problematike në emisionin “Faktori Plus”,që bënin fjalë për ngjarjen e Gërdecit, rrugën Rrëshen Kalimash dhe privatizimin jotrasparent të shoqërisë shtetërore ARMO të trasmetuara në datën 29 dhe 30 dhjetor.
Zoti Baze inkurajoi policinë për hetime të paanshme dhe e konsideron sulmin një akt të rënd shantazhi mbi të dhe familjen e tij për shkak të detyrës së tij si gazetar.