KSHZ: Gati per fillimin e zgjedhjeve
Komisioni Shteteror Zgjedhor me sukses i ka perfunduar pergatitjet per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, kete njoftoi dje ne konference per shtyp kryetari i KSHZ-se, Jovan Josifovski. Ai informoi se komisionet zgjedhore komunale gjate dites do ta dorezojne materialin zgjedhor deri te keshillat zgjedhore. "Ne mengjes zevendes-kryetaret dhe zevendes-anetaret e keshillave zgjedhore ne menyre te organizuar nga Shkupi udhetuan deri te selite e komisioneve komunale zgjedhore, ndersa neser ne oren 9 do te shkojne edhe kryetaret dhe anetaret e keshillave zgjedhore", u shpreh Josifovski. KSHZ-ja pret qe neser qytetaret ne menyre te qete dhe dinjitoze ta realizojne te drejten e tyre demokratike dhe masivisht te dalin ne votime. Zgjedhjet parlamentare do t'i ndjekin gjithsej rreth 1 mije vezhgues.