Bridhte i armatosur, kapet ne flagrance 26-vjecari
BERAT - Ka perfunduar ne pranga nje 26-vjecar, pasi udhetonte neper qytet me nje automatik dhe dy karikatore me fisheke. Burime te Komisariatit te Beratit kane bere me dije se mbremjen duke u gdhire dita e djeshme eshte bere arrestimi ne flagrance i Sokol Tabakut, banor i lagjes "30 Vjetori". Prangosja e tij eshte bere pasi gjate nje kontrolli te befasishem ne automjetin e tij, agjentet e policise rrugore ne bashkepunim me ata te krimeve, kane zbuluar te fshehur nen sedilen e mjetit qe udhetonte nje automatik model 56, tip kallashnikov te prodhimit kinez dhe dy karikatore me fishek. Policia tha se nuk dihet shkaku pse 26-vjecari bridhte ne qytet i armatosur.
E.H
E.H