Mbesin ne klase, djegin shkollen
Keti Jaupaj
Kater te mitur jane kapur dje nga policia, te dyshuar si zjarrvenes te nje shkolle. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit thane dje se te miturit e moshes qe nuk i kap ligji jane te gjithe banues ne fshatin Xhafzotaj, nxenes te shkolles 9-vjecare te ketij fshati. Policia tha se femijet jane K.K., 14 vjec, Sh.B., 13 vjec, D.N., 13 vjec dhe B.T., 12 vjec. Ata jane identifikuar nga efektivet e Seksionit Kunder Krimeve Ndaj Prones prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit. Kater femijet, dyshohet se kane konsumuar vepren penale te shkaterrimit te prones me zjarr, veper kjo e kryer ne bashkepunim. Policia tha se ata do te procedohen penalisht ne gjendje te lire, per shkak te moshes se mitur, ndersa pritet qe hetimet te mbyllen shume shpejt nga Prokuroria e Rrethit te Durresit, pasi femijet e moshes 12-14 vjec jane nen moshen e parashikuar nga ligji si subjekte te veprave te ndryshme penale. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit thane dje se ngjarja, per te cilen akuzohen kater femijet, ka ndodhur dy dite me pare, ne ambientet e shkolles 9-vjecare te fshatit Xhafzotaj ne komunen e Rrashbullit, ne rrethin e Durresit. Sipas policise vendore, nxenesit kane hyre ne mjediset e shkolles, duke thyer xhamin e njeres prej dritareve te katit te pare. Ata i jane drejtuar salles se mesuesve, qe ka qene "objekti" i zemerimit te tyre. Me vete ata kishin marre nje bidon plastik te mbushur me 1,5 litra benzine. Kater femijet, nxenes te klasave te gjashta e te shtata, kane derdhur permbajtjen e bidonit ne mes te salles se mesuesve dhe me pas i kane vene zjarrin. Pas kryerjes se ketij veprimi, ata jane larguar me vrap. Flaket e ushqyera nga benzina kane shkrumbuar orendite prej druri te vendosura ne sallen e mesuesve, duke perfshire edhe karriget plastike. Nderkohe jane demtuar rende muret, tavani, rrjeti elektrik si dhe duralumini i dritareve. Zjarri eshte shuar nga banoret e zones, te cilet mberriten me shpejtesi ne vendngjarje. Drejtuesit e shkolles kane marre masa per riparimet, ndersa nuk ka pasur shqetesime per nxenesit e tjere, per shkak te pushimeve te fundjaves. Policia tha se gjithcka ka ndodhur pas inatit te femijeve, te cilet ishin ne listen e nxenesve qe do te ngelnin ne klase. Nuk dihet nese synimi i te miturve ishte djegia e regjistrave te shkolles, por ato nuk ndodheshin brenda dollapit te djegur ne sallen e mesuesve, por ne sekretarine e shkolles. Policia tha gjithashtu se jane vene ne dijeni te ngjarjes prinderit e femijeve, te cileve u eshte kerkuar te mbajne nen mbikeqyrje kater te miturit, ndersa do t'u kerkohet edhe shlyerja e demit te shkaktuar institucionit arsimor. Ne shkollen e djegur shkuan dje edhe funksionare te Drejtorise Arsimore Rajonale, ndersa filloi puna per riparimin e demit te shkaktuar ne sallen e mesuesve.
Nje jave me pare u dogj "Gjergj Kastrioti"
Rreth nje jave me pare, nje zjarr i fuqishem perfshiu ambientet e Shkolles se Mesme te Pergjithshme "Gjergj Kastrioti" ne qytetin e Durresit. Burime nga zjarrfikesit thane se vatra e zjarrit ndodhej ne sallen e mesuesve, ne katin e dyte te godines. Zjarri ka djegur gjithcka ne kete salle, dollapet, tavolinat e drurit dhe karriget plastike, nderkohe qe edhe ne katin e trete jane shkaktuar deme ne dritaret dhe fasaden e jashtme. Policia tha se dyshohet qe vandalet, ndoshta nxenes te kesaj shkolle, kane hyre naten nepermjet hekurave te dritareve te katit te pare dhe kane depertuar ne godine, duke shperthyer nje dritare ne katin e dyte.