Mashtrimi me kartat e telefonit, kapet ne Rinas
Elbasan - Kishte mashtruar qindra qytetare me ane te kartave te telefonit, kapet autori. Pas nje pune te gjate investiguese, seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Elbasanit ka filluar procedimin penal per 43-vjecarin Avni Neziri me banim ne Yzberisht ne Tirane. Ky person ka qene i shpallur ne kerkim "Ekstra" nga seksioni i kerkimit prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Elbasanit pasi akuzohej per vepren penale te mashtrimit. Avni Neziri eshte kapur nga komisariati i policise Rinas kur po kthehej nga jashte shtetit. Ai eshte shoqeruar per ne Elbasan dhe i eshte dorezuar policise se ketij qyteti, ku akuzohet per mashtrim ne vlera te medha.
F.S
F.S