Maqedonia zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme
Ne Maqedoni sot zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, diten e djeshme vendi ishte ne heshtje paraelektorale. Keto jane zgjedhjet e gjashta te radhes, por te parat te parakohshme pas pavaresise se Maqedonise. Heshtja zgjedhore hyri ne fuqi te premten ne mesnate dhe do te zgjase deri te henen ne oren 19 kur do te mbyllen kutite e votimeve. Trupi votues ne Maqedoni, numeron mbi 1 milion e 750 mije votues. Ne keto zgjedhje aplikohet sistemi i proporcionit dhe Maqedonia eshte e ndare ne gjashte njesi zgjedhore. Cdo njesi zgjedhore nxjerr nga 20 deputete. Ne gare zgjedhore kane hyre 18 subjekte, dy koalicione, dy lista te kandidateve te pavarur dhe 14 parti politike. Dy koalicionet jane te formuara nga partite tradicionalisht kundershtare ne bllokun politik maqedonas, VMRO-DPMNE-se dhe Lidhjes Social Demokrate. Nderkaq, partite politike shqiptare, nuk kane formuar koalicione parazgjedhore. Forcen e tyre politike ne mjedisin e votuesve shqiptare do ta masin, Bashkimi Demokratik per Integrim, Partia Demokratike Shqiptare, Partia e Prosperitetit Demokratik, Bashkimi Demokratik Kombetar dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar. Partite politike shqiptare numrin me te madh te deputeteve e sigurojne ne njesine zgjedhore numer gjashte, e cila mbulon qytetet me shumice shqiptare si Tetova, Gostivari, Dibra dhe nje pjese e qytetit te Kercoves. Te henen ne oren shtate te mengjesit hapen mbi 2900 qendra votimi, ndersa anetaret e komisioneve zgjedhore per here te pare nuk jane perfaqesues te partive politike, por te punesuarit ne administraten publike. Per te ndjekur procesin zgjedhor jane akredituar mbi 5 mije vezhgues. OSBE-ODIHR ka angazhuar 280 vezhgues. Numrin me te madh te vezhguesve e ka akredituar organizata qytetare Most. Po ashtu, procesin e votimit do ta percjellin edhe perfaqesues te Bashkimit Evropian, NATO-s dhe perfaqesues te me shume ambasadave te pranishme ne Shkup. Diplomate perendimore kane bere thirrje qe procesi zgjedhor te kaloje pa incidente dhe zgjedhjet te jene te lira, te ndershme si parakusht per vazhdimin e Maqedonise drejt proceseve integruese. Gjate dites se shtune, votuan ushtaret dhe te burgosurit, por kutite e votimeve do te hapen te henen pas perfundimit te procesit zgjedhor. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve, i cili eshte bartesi kryesor i procesit zgjedhor, pritet qe disa ore pas hapjes se kutive te votimeve te dale edhe me rezultatet e para. Rezultatet e para zyrtare, sipas kodit zgjedhor duhet te behen publike 48 ore pas mbylljes se kutive te votimeve. Kryeministri Maqedonas, Nikola Gruevski, ka shprehur bindjen e tij se per VMRO- DPMNE-ne eshte me rendesi te siguroje 61 deputet ne Kuvendin e Maqedonise, per t'i ikur kushtezimeve, duke shtuar se partia e tij preferon te mbetet ne koalicion edhe pas zgjedhjeve me partnerin e deritanishem PDSH-ne.