Nesër, raporti i KE-së për Kosovën dhe Serbinë

Nesër pritet të miratohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa diplomatja e a lartë e BE-së, Kethrin Ashton të hënën, më 22 prill, raporton para ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë –Serbi.
Bashkimi Evropian vazhdon të jetë në pritje që Serbia të ndryshojë mendjen dhe të pranojë propozimin e marrëveshjes që ka dalë si rezultat i tetë rundeve të dialogut mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiq./Indeksonline/