E Diel, 1 Nëntor 2026

KS/J1 nderpritet Besa – Skënderbeu

Skënderbeu fitoi 1-0 me Besën në Kavajë në ndeshjen e fundit të javës së parë, por në një ndeshje të pa mbyllur normalisht nga gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku, për shkak të një tensioni të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumeve dhe hedhjes së objekteve të vazhdueshme në fushë, kur pas 15 minutash ndërpreje të lojës, duke u nisur nga minuta e 87-të, gjyqtari anësor Denis Rexha u godit në kokë nga një objekt i hedhur nga tifozët e tribunës përballë, edhe pse tribunën “VIP” ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe në fushë ishte Shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku.

Gjithçka ndodhi pas një pretendimi të lojtarëve të Besës për një penallti të pa dhënë në favor të tyre, kur sulmuesi Sokol Cikalleshi u frenua brenda zonës në minutën e 87-të, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Skënderbeut pas eurogolit të realizuar nga Markoviç në minutën e 45-të. Gjyqtari Janku i sinjalizuar edhe nga ndihmësi i tij, Ergin Doda, nuk e konsideroi të parregullt ndërhyrjen e mbrojtësit të Skënderbeut, që solli së pari reagimin e lojtarëve të Besës e më pas dhe provokimin e fortë të tifozerisë kavajase, që përveç sharjeve në adresën e familjarëve të “xhaketave të zeza”, hodhën një sasi të konsiderueshëm çakmakësh, shishesh uji dhe sende të tjera.

Për të vendosur rregull në tribunat e tifozëve u desh edhe ndërhyrja e fortë e policisë lokale, ndërsa vetë trajneri i Besës, Shpëtim Duro, i kërkoi personalisht sqarime gjyqtarit të FIFA, Janku, për mosdhënien e penalltisë.

Sipas rregullores së re, Besa pritet ta humbasë në tavolinë ndeshjen 2-0, pasi ajo nuk u mbyll normalisht, ndërkohë që fusha e Kavajës mund të dënohet deri në dy ndeshje, ndërkohë që ende nuk është e qartë nëse edhe skuadrës mund t’i hiqen tri pikë, pasi ishin tifozët ata që nuk lejuan vazhdimin e ndeshjes.

PRECEDENTI

Sezonin e kaluar, Skënderbeu përjetoi një situatë të ngjashme kur u ndesh në Ersekë me Gramozin (java e 26-të), kur ndeshja e ndërprerë në minutën e 75-të me rezultatin 1-0 për korçarët u vendos në tavolinë me rezultatin 2-0 për Skenderbeun. Gjyqtar në atë takim ishte Artan Taullahu.

STATISTIKA
Për Skënderbeun kjo ishte fitorja e 29-të në 103 ndeshje me Besën (48 fitore, 26 barazime). Në radhët e korçarëve ishin pesë lojtarë që sezonin e kaluar luajtën me Besën: portieri Shehi, mbrojtësit Vrapi e Dragusha, si dhe mesfushorët Shkëmbi e Erbim Fagu.

FITORET NË TAVOLINË
Tri ndeshje të Kategorisë Superiore gjatë sezonit të kaluar u vendosën me rezultat në tavolinë nga Komisioni i Disiplinës. Gramozi-Skënderbeu, java e 26-të (ndeshje e ndërprerë në minutën e 75-të), Flamurtari-Kastrioti (java e 22-të, pas largimit të Kastriotit nga fusha në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 1-1) dhe Vllaznia-Skënderbeu (java 28-të, gabim në protokollin e lojtarëve nga Vllaznia).

JAVA 1
Dinamo-Flamurtari 0-1
Besa-Skënderbeu 0-1
Teuta-Laçi 0-0
Shkumbini-Kastrioti 2-2
Vllaznia-Bylis 3-2
Elbasani-Tirana 1-1

RENDITJA
Vllaznia 3
Flamurtari 3
Skënderbeu 3
Kastrioti 1
Shkumbini 1
Elbasani 1
Tirana 1
Laçi 1
Teuta 1
Dinamo 0
Bylis 0
Besa 0

Java 2
Dinamo-Besa
Skënderbeu-Teuta
Laçi-Shkumbini
Kastrioti-Vllaznia
Bylis-Elbasani
Flamurtari-Tirana

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 23 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›