Tiger Woods divorcohet, Elin merr 750 mln Usd

Lojtari numër një i golfit në botë, Tiger Woods, dhe gruaja e tij suedeze, Elin Nordegren, janë ndarë pas gjashtë vjetësh martese, për shkak të skandaleve seksuale të golfistit. Lajmi i divorcit zyrtar midis Udsvave, me golfistin si sportistin më të pasur në planet dhe gruas së tij, një ish-modele bionde, ishte paralajmëruar prej muajsh, duke pasur në vëmendje edhe rrëfimin e tij për jo besnikëri dhe raportimeve të panumërta në media. Çifti ishte i pranishëm në Gjykatën e Floriads ku dhe martesa e tyre u zgjidh. Uds dhe Nordgren lëshuan një deklaratë, por nuk dhanë asnjë detaj financiar, ndërkohë që dhe avokatët e tyre ju shmangën pyetjeve. Në deklaratë thuhej se pas divorcit të dy do të tregojnë kujdes për dy fëmijët e tyre të vegjël duke kërkuar privasinë e familjes së tyre. “Ne jemi të hidhëruar që martesa jonë dështoi dhe ne i dëshirojmë njëri-tjetrit gjithë të mirat për të ardhmen”, - thuhej në deklaratën, e cila ishte publikuar gjithashtu në faqen e internetit të Udsit. Uds, 14-herë kampion i turneut të madh të tenisit, Major, u rikthye në garë në muajin prill pasi kishte humbur më shumë se 20 milionë sterlina nga sponsorizimet pas zbulimit të jetës së tij private nëntorin e vitit të kaluar, ku u morr vesh se ai kishte pasur një numër të madh marrëdhëniesh ilegale me femra të ndryshme. Gjithçka erdhi si pasojë e një aksidenti të çuditshëm me makinë pranë shtëpisë së tij luksoze në Florida. “Ndërkohë që ne nuk do të jemi më të martuar, ne jemi prindërit e dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe lumturia e tyre ka qenë dhe do të jetë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për ne të dy”, thuhej në deklaratën e Udsit dhe Nordregen. Sipas një shkrimit të publikuar në Foxnews.com, ish-gruaja e Tajgër Udsit, Elin Nordgren, 30 vjeç, do të përfitojë një shumë rekord prej 750 milionë dollarë pas divorcit. Avokatët e ish-modeles suedeze provuan se Uds, 34 vjeç, ka më shumë se 1 miliard dollarë pasuri.
Dejvën Xhejms, ‘pornografja” e Udsit
Ylli i filmave të pornografisë, Dejvën Xhejms, tha se ajo dhe Uds ka pasur një marrëdhënie midis tyre para dy vjetësh. Xhejms i bëri publike deklaratat e nxehta të saj gjatë një emisioni radiofionik. Ajo tha se i vinte keq për Tajgërin dhe që skandalet e tij janë zbuluar. Punëtorja e seksit, Xhejms, pretendoi se Uds shkoi me të pasi e shoqja e tij, Elin Nordgren, nuk ishte e dhënë shumë pas seksit.
Divorci, 10 gjërat që nuk i dini
Divorci midis golfisit amerikan Tajgër Uds dhe ish-modeles suedeze Elin Nordgren tashmë është zyrtar. Portali Examiner.com ka hartuar një listë me 10 gjera, që sipas saj një njeri i zakonshëm nuk i di (për më tepër në Shqipëri)
1 – Seanca përfundimtare e divorcit nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta.
2 – Gjatë seancës së fundit, Tajgëri dhe Elini nuk folën me njëri-tjetrin, madje as nuk i hodhën asnjë vështrim njëri-tjetrit.
3 – Kishte pasur zëra se Tajgëri dhe Elin mund ta kryenin divorcin në vendlindjen e Elinit, në Suedi, për të ruajtur privasinë. Por, avokatët vendosën ta bënin atë në Panama Siti, Florida, afërsisht rreth 80 kilometra larg shtëpisë martesore të Tajgërit dhe Elinit.
4 – Tajgër Uds dhe Elin Nordgren ishin të mandatuar nga gjykata të zhvillonin kurse prindërore. Është një kërkesë për të gjithë prindërit të cilit janë duke përmbushur një divorc. Tajgër e kompletoi kursin e tij, më 10 korrik, Elin e kompletoi atë më 16 gusht.
5 – Avokati i Tajgërit, Tomas Sejsër ishte i specializuar në të drejtën ndërkombëtare të fëmijëve. Tajgër dëshironte të ishte i sigurt se ai do të kishte të drejtën e tij të shikonte fëmijët e tij pas divorcit.
6 – Dy pyetjet më të shpeshta rreth divorcit midis Tajgër Udsit dhe Elin Nordgrenit ishin: “Sa para do të marrë Elin Nordgren?” dhe “Sa para do të paguajë Tajgër Uds?”.
7 - Detajet financiare të divorcit midis Tajgërit dhe Elinit janë përshrkuar në një dokument të veçantë, i cili është vulosur në gjykatë dhe nuk është i hapur për publikun. Gjithsesi, divorci sipas medias shkon nga 100 milionë deri 750 milionë dollarë.
8 - Dokumenti financiar i divorcit është firmosur tek e tek dhe në ditë të veçanta nga Tajgër Uds dhe Elin Nordgren, por gjithsesi në fund të muajit korrik.
9 – Shpenzimet për të hapur një çështje divorci janë 397.50 dollarë. Shpenzimet u paguan me çek nga Elin Nordgren (ose avokati i autorizuar prej saj dhe në emër të saj).
10 – Pika e fundit në kërkesën për divorc ishte një kërkesë e hartuar nga Elin, që emri i saj i fëmijërisë, Elin Maria Pernilla Nordegren, t’i rikthehej.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 25 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili