KS/J2 Kastrioti – Vllanzia 0-0

Kastrioti dhe Vllaznia ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë pa gola në Krujë, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superligës. Një ndeshje e ashpër midis dy formacioneve, e zhvilluar në temperatura të larta.
Gjyqtari Kridens Meta dha shtatë kartonë të verdhë, ndërsa vlen të përmendet, se pas një dyluftimi midis Marko Jovanoviçit të Vllaznisë dhe Erjon Xhafës së Kastriotit, ky i fundit luajti nga minuta e 76-të i fashuar në kokë pas çarjes në vetull.
Golashënuesi i njohur i Vllaznisë, Vioresin Sinani, luajti si zëvendësues nga minuta e 62-të kur hyri në lojë në vend të Edon Hasanit.
Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Shqipërisë me Rumaninë e Luksemburgut, Vllaznia do të luajë në javën e tretë kundër Laçit në Shkodër, ndërsa Kastrioti do të luajë në “Ruzhdi Bizhuta” kundër Elbasanit.
STATISTIKA
Për Kastriotin ky ishte barazimi i dytë rresht në dy ndeshjet e para të sezonit, ndërkohë që për të dyja skuadrat ky ishte barazimi i 5-të në 18 ndeshje historike midis tyre (4 fitore Kastrioti, 9 fitore Vllaznia).
DETAJI
Trajneri i Vllaznisë, Mojash Radonjiç, nuk ka humbur në dy ndeshjet e para: një fitore kundër Bylisit (3-2), një barazim kundër Kastriotit (0-0)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 28 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili