E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J2 Bylis – Elbasani 1-2

Elbasani u largua triumfator nga “Adush Muça” me një fitore 2-1 kundër vendasve të Bylisit, falë një goli të minutës së fundit të realizuar nga Armando Sadiku (90’), në një ndeshje thriller ku në katër minutat e fundit u shënuan dy gola. Orgest Gava shënoi i pari në minutën e 63-të, për Elbasanin e Krenar Alihmehmetit, por tri minuta përpara kohës së rregullt Madjo barazoi rezultatin për Bylisin. Në limitin e ndeshjes, pas para fërshëllimës finale të gjyqtarit Artan Taullai, sulmuesi Sadiku shënoi golin e fitores së rëndësishme për verdheblutë. Në javën e tretë, Bylisi do të përballet në kryeqytet me Tiranën (në krizë rezultatesh), ndërsa Elbasani do të presë Kastriotin.

STATISTIKA
Kjo ishte fitorja e 5-të e Elbasanit në 11 ndeshje historike me Bylisin (5 fitore, 1 barazim).

DETAJI
Për Bylisin, që pësoi humbjen e dytë rresht, kjo ishte hera e dytë që mundet me një gol të minutës së fundit. Edhe në ndeshjen e humbur kundër shkodranëve 3-2, Jovanoviç i Vllaznisë shënoi në minutën e 91-të.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 28 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›