Pogradec, grabitet pronarja e një argjendarie

Një 50-vjeçare është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Hakie Rakipllari 50 vjeç pronare e një argjendarie është grabitur nga persona të maskuar teksa dilte nga dyqani i saj.
Sipas informacioneve dy personat e armatosur i kishin zënë pritë 50-vjeçares dhe ndërkohë që ajo ka dalë nga dyqani ata kanë shtënë në ajër për ta frikësuar dhe më pas i kanë grabitur çantën me flori dhe para. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për kapjen dhe identifikimin e grabitësve që janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.