Sannino: Hiqni imunitetin, mbyllni reformën zgjedhore

Gjatë mbledhjes, Berisha i ka dorëzuar zyrtarit të lartë të KE-së planin e arritur nga pala shqiptare. Në fjalën e tij, Sannino, e ka përqendruar theksin tek mbyllja e reformës zgjedhore si dhe një marrëveshje për heqjen e imunitetit. Sipas tij, gjithpërfshirja në këtë proces është me rëndësi për integrimit dhe të gjitha forcat politike duhet të kenë përgjegjësitë e tyre në këtë rrugë.
“Komisioni Evropian në veçanti, por edhe BE-ja ju përgëzon për këtë klimë konstruktive dhe ju inkurajojmë për këtë. Komisioneri Fyle ka theksuar faktin që agjenda evropiane të jetë agjendë kombëtare e Shqipërisë. Dëshiroj të thekson faktin që suksesi i zbatimit të këtij plani do të jetë suksesi i të gjithë palëve. Z. Kryeministër, ju e kuptoni se nuk mund të jemi të suksesshëm nëse nuk jemi të gjithë bashkë. Ju keni përmendur edhe një element tjetër të rëndësishëm që është reforma zgjedhore. Puna për reformën zgjedhore të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që zgjedhjet vitin tjetër të bëhen sa më të drejta. Puna e bërë deri më tash është shumë e rëndësishme. Ne ju përgëzojmë për këtë frymë konstruktive dhe shpresoj se do të vazhdojë”, theksoi ai.
Sannino u shpreh më tej se edhe heqja e imunitetit është çështje mjaft e rëndësishme. “Heqja e imunitetit është tejet e rëndësishme, ndaj mund të them se është shtylla kryesor kundër korrupsionit. Ne mirëpresim një hap, që të ishte një marrëveshje për heqjen e imunitetit”, shtoi.
Berisha: Të angazhuar për përmbushjen e detyrave
Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha, u shpreh se për qeverinë procesi i integrimit mbetet procesi më themelor, për të cilin qeveria është e vendosur të marrë çdo masë për të përmbushur detyrimet e saj.
“Ky proces, duke pasur parasysh rolin e qeverisë, nuk mund të jetë tjetër vetëm se gjithëpërfshirës, sepse të gjitha forcat politike në Shqipëri kanë programin e tyre integrimin në Bashkimin Evropian. Të gjitha forcat politike duhet të bëhen bashkaksioner të projektit më madhor të vendit të tyre. kjo frymë po mbizotëron dhe ky dokument ka djersën dhe punën e përbashkët të mazhorancës dhe opozitës si dhe të shoqërisë civile”, u shpreh kryeministri shqiptar.
Ai shtoi se po punohet me intensitet, për reformën elektorale, për sistemin gjyqësor si dhe po bëhet një punë e mirë për Gjykatën Administrative, për përmirësimin e Rregullores së Parlamentit, etj.
“Është një debat i shëndetshëm për një problem themelor në luftën kundër korrupsionit siç është imuniteti. Edhe pozita dhe opozita janë dakord për heqjen e imunitetit. Kanë pasur kundërshti në lidhje me rrugën, por në këtë rast, pozita do të bëjë kompromisin. Do të zbatojmë marrëveshjen e 2004-s me Këshillin e Evropës për heqjen e imunitetin. Janë bërë hapa të rëndësishëm për çështjen e pronësisë. Brenda këtij mandati do të krijohet regjistri dixhital i pronave”, tha ai më tej. Berisha premtoi se qeveria është e angazhuar edhe për standardet e tjera. /S.Lleshi/Start/
2012-03-21 11:27