Butler: Demonstrata të hetohet, politika të bashkëpunojë

Me anë të një deklarate, zëdhënësja e komisionerit Stefan Fyle, Natasha Butler ka kërkuar bashkëpunim midis forcave politike.
“Nga kriza aktuale mund të dilet përmes bashkëpunimit të partive dhe përqendrimin në axhendën e BE-së për të përmbushur të ardhmen evropiane të vendit. Jemi duke ndjekur situatën nga afër dhe jemi në lidhje edhe me institucione dhe vende të tjera. Është shumë e rëndësishme të ruhet qetësia dhe të mos përsëritet dhuna. Është shumë e rëndësishme që liderët të përqendrohen në zgjidhjet që mund të gjejnë së bashku. Gjithçka është në dorën e dy liderëve politikë në Shqipëri. Shqipëria ka kërkuar t’i bashkohet BE-së dhe u takon dy liderëve që të gjejnë zgjidhjen. Liderët duhet të tregojnë përgjegjësi politike”, është shprehur Butler.
Sipas saj, “BE nuk mund të thotë se kush është përgjëgjës për të premten, por është e rëndësishme që të përdoret retorika e qetësisë dhe palët të angazhohen për zgjidhje politike të kësaj krize. Më tej, zëdhënësja Butler u shpreh se Bashkimi Evropian pret që të arrihet një shumicë në Parlament për të miratuar disa ligje të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. /Start/
2011-01-24 13:19