E Shtunë, 31 Tetor 2026

KShH proteston për pengesën e vëzhguesve

“Veprime të tilla vijnë ndesh me Kodin Zgjedhor, nenet  6, 7 dhe 121 të tij, në të cilët sanksionohet e drejta e organizatave jofitimprurëse për të monitoruar dhe vëzhguar  çdo fazë të procesit zgjedhor, duke përcaktuar se për këtë qëllim ato duhet të kujdesen për akreditimin e vëzhguesve të tyre pranë KQZ”, thuhet në reagim.

Ky Komiteti i bën thirrje komisionerëve dhe policisë që të ndalin menjëherë këto veprime të kundraligjshme dhe antidemokratike. “KShH, me këtë rast, i bën thirrje KQZ-së, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe gjithë organeve e strukturave që janë të përfshira në procesin e numërimit të votave, ose për ruajtjen e këtyre mjediseve, që  menjëherë të lejojnë vëzhgueset e sipërpërmendura të shkojnë në krye të detyrës së tyre dhe të mos lejojnë të përsëriten më veprime të tilla”, vijon reagimi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-09 17:26
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›