Në Bilisht kryeson PD, në Pogradec, Sarandë e Gjirokastër PS

Kandidati demokrat, Valter Miza, ka marrë 1367 vota kundrejt atij të opozitës, Haki Ajçe, i cili ka marrë 1024.
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Valter Miza, kryeson me 343 vota më shumë kur ende kanë mbetur edhe 4 qendra votimi pa numëruar. Në këtë KZAZ grupet e numërimit do të numërojnë votat edhe për komunat Qendër Bilisht, Hoçisht dhe Progër, ndërkohë që për komunën e Mirasit numërimi i votave ka përfunduar dhe është shpallur fitues kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Kryeart Fejzo.
Numërimi i votave po vazhdon për Bashkinë e Pogradecit në KZAZ-në nr. 32, ky kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Artan Shkëmbi me 2075 vota kundrejt kandidatit të "Aleancës për Qytetarin", Luan Topçiu, i LSI, i cili ka marrë 1487 vota. Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Artan Shkëmbi , kryeson me 588 vota më shumë kur ende kanë mbetur edhe 21 qendra votimi pa u numëruar.
Ndërkohë, në Gjirokastër dhe në Sarandë kanë përfunduar numërimet e votave, ku kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste, përkatësisht Flamur Bime e Stefan Çipa. /Start/
2011-05-09 16:13