KShH reagon për ?Gërdecin?

Mënyra si u hetua dhe u gjykua çështja e Gërdecit janë prove vlerësimi për funksionimin e organeve te drejtësisë ne Shqipëri. Ky është reagimi i komitetit shqiptar te Helsinkit qe deklaron se nxjerrja e te pandehurve nga qelitë ka lëkundur besimin e publikut te gjere e kryesisht te familjareve te viktimave te drejtësia. KSHH e nis analizën qe ne fillim te hetimeve te Gërdecit kur u pushua ndjekja penale ndaj ish ministrit Fatmir Mediu. KSHH kujton faktin qe prokuroria nuk sqaroi kurrë publikisht bazën ligjore qe e pengonte atë qe ti kërkonte kuvendit autorizim për ndjekjen penale të këtij deputeti. ?Situata aktuale e këtij procesi gjyqësor është edhe pasojë e zvarritjeve si në fazën ë hetimit, ashtu edhe të gjykimit të çështjes. Ne jemi të mendimit se, në këto kushte, deklaratat dhe akuzat e ndërsjella midis organeve të prokurorisë, të gjyqësorit dhe Dhomës së Avokatisë, nuk e përmirësojnë situatën, gjendja duhet të analizohet thellë dhe me përgjegjësi?. Sipas Komitetit te Helsinkit, tani është koha për analize: ?Nëse kjo nuk ndodh, ashtu si në fakt nuk ka ndodhur deri tani, palët e interesuara për çështjen dhe publiku i gjerë kanë të drejtë të mendojnë për keqfunksionim të këtyre organeve.? Ndërsa vete organeve te drejtësisë, Komiteti i drejtohet me kujtesën se ata nuk kane imunitet ndaj vlerësimit te opinionit publik.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?RqcsJo9_QcE","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}