Nishani: ?Gërdeci?, fajtore Gjykata

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka akuzuar gjykatën e Larte si përgjegjëse për dështimin e procesit Gërdeci. Nishani ka deklaruar se përveç bllokimit te drejtësisë nga kjo gjykate, avokatet janë përgjegjësit e tjerë qe zvarriten seancat gjyqësore duke çuar ne lirimin e katër te akuzuarve Delijorgji, Pinari, Minxolli dhe Ngjeçi. Ministri i Drejtësisë ka kërkuar mbledhjen e KLD-së për te pare mundësinë e ndërhyrjes ne ligjin për avokatinë. Nishani ka kërkuar edhe një muaj me pare ndryshime ne ligj dhe faturimin e seancave gjyqësore te dështuara avokateve qe mungojnë. Por kjo nuk mund te arrihet për sa kohe ligji nuk ndryshon pa votat e opozitës ne parlament.
Shpërndaje