Peza dhe Hasimja për zgjidhjen e krizës

Mesazhet e ndërkombëtareve drejtuar klasës politike ne Shqipëri janë shume te qarta, por palët i lexojnë te përkthyera sipas fjalorit te tyre për te nxjerre sa me shume përfitime. Ky është opinioni i gazetarit Alfred Peza, i pyetur për efektin qe ka patur angazhimi i forte dhe i drejtpërdrejtë i aktoreve te huaj ne zgjidhjen e krizës rreth 2-vjeçare. Ndërsa politologu Ermal Hasimja mendon se mesazhet e BE-së dhe SHBA-ve nuk ishin te prera, por me gjuhe diplomatike. Duke komentuar përplasjen fizike te ditës se enjte ne parlament, analistet thotë se ajo ishte reflektim i një trupi te sëmurë nen ethe. Politologu Hasimja thotë se palët nuk janë ne pozicione te njëjta për te bere lëshime, pasi opozita sipas tij po lufton frontalisht, e për këtë zgjedhjet parakohe nuk janë zgjidhje. Ndërsa gazetari Alfred Peza thotë se me i interesuar për te kapërcyer krizën është mazhoranca, e cila duhet sipas tij te lëshojë me tepër ne emër te kompromisit.
Shpërndaje