E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS,miraton rezolutën për armëpushim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të zjarrit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara abstenuan nga votimi, por 14 vendet e tjera të Këshillit e miratuan rezolutën me fuqi ligjore mbrëmë vonë. Në rezolutë kërkohet të arrihet një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm, i cili të pasohet nga një tërheqje e plotë e forcave izraelite nga Gaza. Rezoluta merr gjithashtu në shqyrtim sigurinë e Izraelit, duke i bëri thirrje Hamasit të ndalë sulmet me raketa. Rezoluta kërkon shpërndarjen pa pengesa të ndihmave humanitare në Gazë. Po ashtu, dokumenti u bën thirrje vendeve anëtare të OKB-së të ndihmojnë për të garantuar një armëpushim të qëndrueshëm, përfshirë marrjen e masave kundër kontrabandës së armëve nga Hamasi, në mënyrë që të rihapen pikat kufitare të Gazës.
Me gjithë masat e OKB-së, ndalimi i dhunës është në dorë të Hamasit dhe Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›