Myslimanët e Kosovës dënojnë agresionin në Gaza
Prishtinë - Forumi Musliman i Kosovës shprehë keqardhjen dhe bashkëvuajtjen më të thellë me viktimat e pafajshëm palestinezë. Përmes një deklarate për shtyp, FMK njofton opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar se reagon në mënyrë më të ashpër kundër agresionit, intervenimit dhe sulmeve të papara të ushtrisë izraelite në Gaza, territori më i dendur me popullatë në botë . “Zhvillimet ushtarake të ditëve të fundit në këtë rajon, krimet e kryera në caqe ekskluzivisht civile nga ana e ushtrisë izraelite janë ndër rastet më të turpshme në botë, të cilat është duke i toleruar bashkësia ndërkombëtare gjer tani, duke mos reaguar për t’i ndaluar përmasat gjenocidiale të këtyre veprimeve. Vrasja pamasë e fëmijëve, grave, pleqve, sulmi i shkollave, shtëpive, xhamive, masakrimi i prindërve dhe familjarëve të tyre, moslejimi i depërtimit të ndihmave humanitare janë skenarë dhe skena të freskëta për popullin shqiptar të përvuajtur të Kosovës kohë më parë, dhe për këtë arsye Forumi Musliman i Kosovës e shpreh indinjatën më të thellë ndaj këtij tentim gjenocidi dhe jep përkrahjen e patundshme morale për palestinezët e përvuajtur dekada me radhë”, theksohet në deklaratën e FMK.
Forumi Musliman i Kosovës ndjehet tmerrësisht i shqetësuar për terrin mediatik në Kosovë lidhur me këto ngjarje, pasqyrimi i të cilave në disa media të shkruara dhe elektronike është i njëanshëm, tendencioz dhe i paragjykueshëm, duke i dhënë hapësirë vetëm versionit të njëanshëm të lajmeve dhe duke mos depërtuar fare në brendinë e lajmeve për vrasjen e qindra civilëve të pafajshëm, një numër i madh i tyre fëmijë dhe gra, të cilat emitohen shkurt e thjeshtë vetëm si shifra numerike të viktimave, vijon FMK.