Delegacioni kosovarë zhvillon takime në Stamboll
Ankara - Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi , është pritur mbrëmë nga zëvendësguvernatori i Stambollit, Feyzullah Ozcan. Në këtë takim, sipas zyrës së shtypit të parlamentit kosovar, është biseduar për çështje të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, sidomos për kontributin që mund të japë Stambolli, si qendër e madhe afariste, në aspektin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Në vizitën e filluar më 5 janar, e cila përfundon nesër, delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në Ankara është siguruar për mbështetjen e fuqishme të Turqisë për pavarësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Delegacioni është pritur në takime të veçanta nga Kryetari i Kuvendit të madh të Republikës se Turqisë, Köksal Toptan¸ kryeministri Tayyip Erdogan dhe presidenti i Republikës se Turqisë Abdullah Gül.