E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat shqiptarë hakmerren ndaj atyre serbë

Prishtinë -Shqiptarët janë hakmarrë ndaj hakerave serbë, të cilët sulmuan dy ditë më parë faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave të Kosovës. Grupi shqiptar i hakerave quhet “Albanian and Kosova Hackers Group”, ku ka shkruar në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë: “Mos hyni në Lojë nëse nuk dini me lujt Lojën”, një lloj porosie dhënë hakerave serbë.

Kështu, hakerat shqiptarë janë hakmarrë ndaj atyre serbë, një grup i paraqitur si “CoNsT”, e të cilët të mërkurën dhe të enjten kanë sulmuar ueb-faqen e Entit të Statistikës së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, duke hedhur parulla: “Kosova është zemra e Serbisë”. “Boni selam grupit ‘CoNsT’ dhe thuani mos t'jau djegum sikur ‘UJC’-es. KHG ala nuk ka dek, mos na detyroni me ju kthy zanatit te vjetër -”-shkruajnë më tej “luftëtarët” e internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›