E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në presidencën e Maqedonisë nuk ka asnjë shqiptar

Shkup -Në kabinetin e Presidencës së Maqedonisë nuk është i punësuar asnjë shqiptar. Siç njofton Ina, në të gjitha dikasteret e presidentit Branko Cërvenkovski, përveç një boshnjaku, të gjithë anëtarët e tjetër janë të përkatësisë etnike maqedonase. Sekretar i përgjithshëm i kabinetit është Natasha Savova- Salkovska, kurse në të gjitha postet e këshilltarëve të lartë të presidentit nuk është përfshirë asnjë kuadër shqiptarë, duke përfshirë: këshilltarin për politikë të jashtme, politikë të brendshme, për çështje strategjike, për çështje juridike dhe kushtetuese.

Po ashtu edhe protokolli i presidentit nuk ka të përfshirë asnjë shqiptar. Prof.dr. Ferid Muhiç është një nga këshilltarët e vetëm të presidentit të komunitetit boshnjak.
Edhe në kabinetin e asistentëve të këshilltarëve të presidentit nuk janë përfaqësuar shqiptarët dhe këto të dhëna janë publike në faqen zyrtare të presidentit.

Maja Ilievska, një nga asistentet për media të kabinetit presidencial nuk ka bërë publike të dhëna për gjendjen e të punësuarve dhe përfshirjen e shqiptarëve. “Do të pres përgjigje nga sektorët e tjerë dhe do të informojë për gjendjen reale se çka bëhet lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në kuadër të kabinetit të presidentit”- ka theksuar Maja Ilievska.

Edhe përkundër reagimeve të vazhdueshme mediale shqiptare nga viti 2004, presidenti aktual Branko Cërvenkovski asnjëherë nuk përmisoi gjendjen e përfaqësimit të shqiptarëve në kuadër të kabinetit të presidencës, ku sipas Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë mbi 25 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›