E Shtunë, 31 Tetor 2026

KTV-ja transmeton ndeshjet e Kampionatit Botëror të Basketbollit

Prishtinë, 27 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Kroacinë në ndeshjen e cila do ta hapë “FIBA 2010 World Championship for Men” (Kampionati Botëror i Basketbollit për meshkuj). Në edicionin e sivjetmë të kampionatit, i cili mbahet në Turqi, janë gjithsej 24 skuadra të kualifikuara për “luftë” për trofeun e madh. Në kuadër të javës së parë të Kampionatit Botëror të Basketbollit do të zhvillohen ndeshje si Franca - Spanja, Sllovenia – SHBA-ja, Greqia – Turqia, Argjentina – Serbia etj. Shumica nga këto ndeshje do të transmetohen në Kohavision.

Pak ditë para se të nisë “FIBA World Chapionships” mediat e huaja kanë vënë në fokus ngjarjen më të madhe basketbollistike në botë. Janë rreth 228 basketbollistë që do të jenë pjesë e garës, e cila përcakton shtetin më të mirë në basketboll.

Turneu që nis ditën e shtunë do të shtrihet në katër qytete të Turqisë. Grupi A do të luajë në Kayaseri, grupi B në Stamboll, grupi C në Ankara dhe grupi D në Izmir. Nga gjashtë skuadra janë në secilin grup.

Kampionati është përcaktuar të mbyllet më 12 shtator dhe amerikanët presin që të luajnë në ndeshjen e madhe për herë të parë pas 16 vjetësh. “Ne vetëm duam të shkojmë atje dhe të fitojmë”, ka thënë Andre Iguodala. “Mendoj se ne jemi vërtet të zemëruar dhe njëkohësisht të entuziazmuar që kemi mundësinë të luajmë për SHBA dhe të sjellim në shtëpi trofeun”.

Të njëjtën gjë bën edhe Spanja, skuadra veterane. Nga ana tjetër, Greqia, e cila katër vjet më parë tronditi amerikanët në gjysmëfinale, ka një formacion me lojtarë mjaft të përgatitur fizikisht.

Amerikanët kanë mundur të dyja këto skuadra, edhe spanjollët, edhe grekët në ndeshjet gjatë rrugës për “lojërat e nxehta”. Por ende ekzistojnë shqetësimet për këtë skuadër nëse vihen në pyetje madhështia dhe eksperienca.

Amerika nuk është e vetmja skuadër që ka arritur në Turqi pa lojtarët e vet më të mirë. “Fat” të ngjashëm kanë pasur edhe skuadra si ajo e Argjentinës, Gjermanisë, Francës dhe Australisë.

Ndeshjet që do të transmetohen në Kohavision

E shtunë,  SHBA – Kroacia në orën 18:00
                  Franca – Spanja, në orën 20:00

E diel, Sllovenia – SHBA, në orën 15:30
            Serbia – Gjermania, në orën 18:00

E hënë, Sllovenia – Kroacia, në orën 15:30
                USA – Brazili, në orën 20:30

E martë, Franca- Kanadaja, në orën 17:30
                 Greqia – Turqia, në orën 19:30

E mërkurë, Irani – SHBA, në orën 18:00
                       Turqia – Porto Riko, në orën 20:00

E enjte, Spanja – Kanadaja, në orën 15:00
             Argjentina – Serbia, në orën 18:00
             Brazili – Kroacia, në orën 20:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›