E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna me përqafim ia kthen jetën fëmijës së saj

Sydney, 27 gusht – Pati një lindje të parakohshme, ku i vogli Jamie Ogg nuk arriti të mbijetojë, si motra e tij binjake Emily. Por Kate, nëna e dy fëmijëve, nuk mund të pajtohej me idenë se një nga dy binjakët e saj kishte vdekur. Kështu, ajo e ka mbajtur vogëlushin për dy orë në krahë, duke e puthur dhe përkëdhelur, derisa i mituri është kthyer mrekullisht në jetë.

Ngjarja ndodhi në Sydney (Australi) dhe prindërit e Jamie janë bërë të famshëm, duke u intervistuar nga gazetat dhe televizionet lokale. Kate dhe David, bashkëshorti i saj, treguan historinë e tre, që është pak të thuhet çudibërëse.

“Mjeku më pyeti pas lindjes, nëse i kishim dhënë djalit tonë një emër. Unë i thashë se emri i tij ishte Jamie dhe ai u kthye tek unë me fëmijën në krahë, duke thënë: E humbëm, Jamie nuk ja doli. Më vjen keq. Kjo ka qenë ndjenja më e keq që unë kam përjetuar ndonjëherë”, ka thënë gruaja për televizionin “Today Tonight”.

“E mora në krahë djalin, krahët dhe këmbët e tij nuk lëviznin. David dhe unë filluam t’i flisnim, i thamë emrin e tij, se kishte një motër dhe donim të jetonte. Pas një farë kohe, ai filloi të lëvizë, të marrë frymë përsëri. Mendova, Zoti im, çfarë po ndodh?, dhe pas disa sekondave ai hapi sytë. është një mrekulli. Ne jemi prindërit më me fat në botë”, përfundoi ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›