Shkojne per feste, u vjedhin shtepine
Fier- Shkon mik se bashku me familjen, hajdutet i vjedhin 700 mije leke. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme ne Libofshe te Fierit dhe eshte konstatuar vetem pak ore me pas, nga pronari i baneses. Burime zyrtare te policise, bene me dije se denoncimi eshte bere nga Shkelqim G., i cili ka treguar se se bashku me gruan dhe dy femijet, kishin shkuar per te festuar ditelindjen e nje te afermi te tyre. Ne momentin qe jane kthyer ne banese, ata nuk kane vene re se hajdutet kishin kryer plackitje dhe vetem ne mengjes konstatuan demtimin e deres. Menjehere sapo ka konstatuar se i ishin marre 700 mije leke te kursyera qe ishin fshehur ne komo, i zoti i shtepise ka njoftuar policine. Burime policore thane se autoret kane pasur dijeni per vendin ku mbaheshin leket, pasi nuk kishin shkaktuar rremuje. Ekspertet fiksuan gjurme gishterinjsh dhe priten analizat ne Laboratorin e Kriminalistikes.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj