Braktis prinderit per Greqine
SARANDE- Arratiset nga shtepia e prinderve dhe endet dy muaj neper qytetet e vendit, duke siguruar mbijetesen nepermjet ushtrimit te zanatit me te vjeter. E trembur nga rreziqet qe i kanoseshin gjate kesaj kohe, zgjedh per te emigruar ilegalisht ne Greqi e vetme, por kapet nga Policia e Sarandes ne piken kufitare te Qafe-Botes. Burime zyrtare te policise vendore, bene me dije se ndaluan 19-vjecaren Ladiona Tafciu, e larguar nga shtepia e saj ne Diber dhe e endur ne Tirane e rrethe te ndryshme. Gjate marrjes ne pyetje, adoleshentja ka refuzuar te kthehet ne banesen e prinderve, pasi i trembej hakmarrjes se tyre dhe dje, eshte derguar nga uniformat blu ne qendren "Vatra" te Vlores. Ne kerkim eshte shpallur edhe nje vajze tjeter qe shoqeronte 19-vjecaren, ndersa dyshohet per nje rrjet te mirefillte trafiku dhe po hetohet per organizatoret.
Para se te mberrinte ne Sarande, vajza ka qendruar ne Tirane, ku dhe eshte shfrytezuar per qellime perfitimi. Ka qendruar nje nate ne hotelet e qytetit dhe mengjesin e dites se djeshme ka udhetuar drejt kufirit, ne piken e Qafe-Botes. Kane qene sherbimet policore te kufirit, se bashku me forcat "Delta", qe kane arritur per pak kilometra te zbulojne levizjen e dibranes. Ne adrese te vajzes nuk ka pasur denoncim per zhdukje apo humbje prej familjareve, pasi ishte larguar me deshire. Pasi kane organizuar sherbime te perforcuara ne segmentet kryesore, vajza eshte kapur ne fshatin Shkalle, prane qytetit te Konispolit.
Gjate marrjes ne pyetje 19-vjecarja Tafciu, ka deklaruar per agjentet se ishte nisur drejt Greqise me deshiren e saj, ku do te punonte per te siguruar te ardhura. "Nga shtepia kam ikur me deshire dhe nuk mund te kthehem, pasi kam friken e prinderve", ka thene vajza gjate hetimit. Me tej ajo eshte shoqeruar per ne qendren e grave "Vatra", qe ndodhet ne Vlore. Grupi hetimor ka mbledhur te gjitha informacionet per levizjet e 19-vjecares dhe njerezit me te cilet kishte bashkepunuar dhe qendruar gjate kesaj kohe. E shfrytezuar nga tutore te ndryshem, vajza nuk ka duruar me dhe shpetimin e ka gjetur ne udhetimin drejt Greqise per te punuar. Po sqarimet e saj nuk kane qene bindese, ndaj dhe agjentet dyshojne se ne shoqerine e saj ka qene nje tjeter vajze dhe eshte orientuar nga persona te tjere per itinerarin e udhetimit. Destinacioni i 19-vjecares ka qene Athina dhe mendohet se pertej kufirit pritej nga te tjere persona.
Bardhyl Bejko