KUPA E SHQIPËRISË. Ndeshjet e fundit në grupet çerekfinale (live)
Tirana është e vetmja skuadër që kualifikimin për në gjysmëfinale të edicionit të 60-të Kupës së Shqipërisë e ka siguruar një javë më parë. Sot luhen ndeshjet e fundit në dy grupet çerekfinale. Në përfundim të tyre do të përcaktohen edhe tre skudrat e tjera që do ti bashkohen Tiranës. Interesant është Grupi B ku të gjithë ekipet pretendojnë, ndërsa në Grupin A dihen kreu dhe fundi, Tirana e para e kualifikuar dhe Kamza e fundit pa asnjë interes për transfertën e Ballshit. Ndërsa Kastrioti e Bylis në lojë për vendin e dytë.
Grupi A
KASTRIOTI TIRANA 1-0
Shënues: Sefa 67′
BYLIS KAMZA 3-0
Shënues: Abazaj 31′, 40′, 53′
Grupi B
VLLAZNIA FLAMURTARI 1-0
Shënues:Pejiç 62′
SKËNDERBEU LAÇ 0-0 (luhet në Peqin)
