KUPOLA E ELITËS
Autori i këtij shkrimi, sëbashku me nje grup xhirimi, ka qenë i pranishëm në këtë ceremoni të paharrueshme në Francë. Në të vërtetë, Ismail Kadare ishte pranuar anëtar i Akademisë së Shkencave Morale e Politike pikërisht trembëdhjetë vjet më parë, më
Qemal SAKAJEVA
Instituti i Francës përbëhet nga pesë akademi: Akademia Franceze, Akademia e Letërsisë, Akademia e Shkencës, Akademia e Arteve të Bukura, Akademia e Shkencave Morale e Politike.
Ai është i vendosur buzë lumit Senë, në Katedralen e Mazonin, ndërtuar në vitin 1662. Ligji i Tre Brymerit i vitit 1795, që është ende në fuqi, pati vendosur që Akademisë t’i bashkoheshin dhe shkencëtarë e dijetarë të huaj. I pari i huaj, që u zgjodh si anëtar i Akademisë së Shkencave Morale e Politike, ka qenë Presidenti amerikan Tomas Xhaferson, më 26 dhjetor 1801. Më i fundit, që iu bashkua kësaj Akademie, është shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Ai u zgjodh prej saj më 6 maj 1996. Ndërsa ceremonia zyrtare u organizua më 28 tetor 1996.
Në dy shekuj kohë, kjo Akademi ka pasë anëtarë të saj 122 personalitete të mëdha botërore: politikanë, shkrimtarë, filozofë, presidentë, princër, të gjithë të përmasave botërore, që kanë lujatur rol përcaktues në fusha të caktuara. Ismail Kadare u zgjodh si një nga të 12 anëtarët e kësaj Akademie, pas vdekjes së personalitetit Karl Popper, të cilin Presidenti i Institutit të Francës e cilësoi “filozof dhe moralist i madh”.
Për këtë rast kishin ardhur figura të shquara të Francës, të ftuar nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë me banim në Europë si dhe në SHBA.
Pasi kapërcyen sheshin e kalldrëmtë, të gjithë të ftuarit u futën e përshkuan korridorin e ngushtë që të nxirrte në një sallë të rrumbullaktë, të kursyer, e tëra nën një kupolë të ndriçuar. Ceremonia ishte klasike, siç janë zhvilluar ato edhe dy shekuj më parë: akademikë me veshjet e tyre të veçanta, ushtarakë nën uniforma të njëjta si këtu e 200 vjet të shkuara, trumpeta, marshe e armë të kohës. Nderim dhe mbrojtje dijeve dhe dijetarëve!
Një zonjushë, që mbante rregullin në sallë deri në mbretërim të qetësisë së plotë, i këshilloi grupet e xhirimit: “Zini vend vetëm përballë. Do të filmoni vetëm prej atje. Rregulli ndalon çdo lëvizje gjatë ceremonisë.” Grimëhera e pritjes ishte si ndërprerje frymëmarrjeje. Heshtja e thellë u prish befas. Përtej në korridor gjëmuan trumbetat. Ushtarakët morën qëndrim gatitu. Lavdia e Ushtrisë Franceze u ra trumbetave, me muzikë triumfi, për të nderuar Lavdinë e Shkencës së Francës. Nën një muzikë si himn, ecnin me hap të qetë njerëz të ditur: Presidenti i Institutit të Francës, akademikë të akademive dhe, bashkë me ta, shkrimtari ynë Ismail Kadare. Ai u ul në një ndenjëse djathtas foltores, në pritje për t’u ftuar të flasë.
* * *
Gjithkush mund t’i përjetojë ngjarjet e mëdha në mënyrën e vet. Edhe t’i krahasojë ato ose t’i rendisë, sipas pikëpamjes së tij. Por, pa asnjë dyshim, ndien përsëdytjen e krenarisë kombëtare. Së pari, kjo kishte ndodhur atë ditë kur, po nga një qytet tjetër i Francës dhe i Europës së Bashkuar, Strasburgu, Televizioni Shqiptar transmetoi për herë të parë drejtpërdrejt, nga kaq larg dhe për një ngjarje madhore, që së paku ishte kumt i fuqishëm i bashkëngjitjes së shqiptarëve me Perëndimin. Dy herë Shqipëria i ishte shkëputur Europës: në shekullin e 15-të dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës ishte rikthimi saj në Perëndim, atje ku ajo ka qenë që në krye të herës. Ja... po përjetonim një tjetër ngjarje të madhe, individuale dhe të përbashkët: Kadare u bë Nder për Kombin, në kohëra gjithsesi kritike për të, kur refugjatët shqiptarë, sidoqoftë, me ikjen e tyre dhe duke u kacavjerrë mizë lisi nëpër litarët e vjetëruar të anijeve të ndryshkura, ishin komentuar në mënyrë përçmuese.
Presidenti i Institutit të Francës, M. Plantey, e hapi ceremoninë me kumtin që kishte dërguar për këtë rast Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ndër të tjera shkruante: “Tempulli i mendimit francez ka nderuar gjeniun e letrave dhe kurajon e kombit shqiptar. Ndaj ne shqiptarët i jemi mirënjohës Francës...” Pastaj zoti M. Plantey mbajti një trajtesë të përkryer në përpjekje për të karakterizuar veprën e Kadaresë, duke theksuar që tanimë Kadare gjendej në Kupolën e Elitës Botërore. Ai foli për kombin shqiptar dhe për gjithë Ballkanin, për të cilin tha se perandoritë i kanë ikur, por ngatërresat mes popujve të Gadishullit kanë mbetur. Dhe për këtë bëri thirrje: “Le të kërkojmë ngjashmëritë në vend të kundërshtive.” Në fund, ktheu kokën në të djathtë, ku rrinte Kadare dhe fjalën e mbylli me ftesën e përzemërt: “Ju e keni vendin midis nesh!”
Pas tij, Henri Amouroux, anëtar i Akademisë së Shkencave Morale e Plotike, kishte marrë mbi vete misionin fisnik, për të paraqitur tiparet themelore të veprës së Kadaresë, në një trajtesë të thellë prej studiuesi, poetik për nga frymëzimi, folozofik për nga përgjithësimet, plot dashuri për nga ndjenja. Të gjitha së bashku qenë prekëse për një shqiptar. Herë-herë të shkonin mornica. Ai i këndoi një himn kombit tonë përmes analizës së veprës së shkrimtarit të madh. Amouroux, gjithashtu, në fund ktheu kryet nga Kadare dhe si një mik i tha:
“Ne ju duam, Ismail, se me ju duam Shqipërinë. Ju ftojmë, zini vend midis nesh!”
Ismail Kadare u ngrit për t’iu përgjigjur ftesës së dyfishtë, të zinte vend në foltore dhe në Kupolë. Ai iu bashkua të dy kolegëve, gjithashtu, me një fjalim të shkëlqyer. Nuk di se çfarë mund t’u ketë mbetur në mendje pjesëmarrësve të tjerë, shqiptarëve aty, por tronditëse m’u duk sekonda kur Kadare tha se një europiani, me të dëgjuar fjalën “shqiptar”, menjëherë i krijohet përfytyrimi i kacavjerrjes së tyre litarëve të anijeve. Por anijet për ta ishin Europa dhe Perëndimi. “Unë s’do t’ju vija faj, edhe sikur disa prej jush, gjithmonë pa dashur, hyrjen e njësivëllai shqiptar në këtë vend të nderuar më tepër nëpër një rrugë normale, ta përfytyroni si kacavjerrje nëpër Coupole. Unë nuk fyhem nga kjo, sepse e kam pranuar të kem fatin e popullit që i përkas, ndonëse përgjithësisht ai fat ka qenë i hidhur.”
* * *
Nënkupola, korridori, sheshi i kalldrëmtë dhe të dy sallat e mëdha të koktejlit ishin bashkëngjitur, ngaqë ajo morì pjesëmarrësish zhvendosej nëpër to ngadalë, nga njëra te tjetra. Ishin të panumërt njerëzit që donin të takonin Kadarenë, shkrimtarin shqiptar të krahasuar me Shekspirin, Tolstoin e Kafkën.
Kjo ishte një nga pjesët më të vështira të dokumentarit, por e domosdoshme. Intervistimi i personaliteteve franceze dhe shqiptare do t’i jepnin përmasë pasurimit të mendimit mbi gjithë sa ndodhi. Për lehtësi pune, qysh më përpara kisha përgatitur pyetjet për secilinnga ata, që kishim arsyetuar që të intervistohej. Diana Asllani, punonjësja e ambasadës, bënte përkthimin në frëngjisht dhe e shoqëronte mikrofonin tim hap pas hapi, për të mundur të rroknim gjithçka.
U arrit të merreshin plot 16 intervista...
- Zoti Plantey, si President i Institutit të Francës, ç’përfaqëson për ju zgjedhja e Kadaresë?
Plantey: “Ne sapo zgjodhëm zotin Ismail Kadare, bashkëatdhetarin tuaj shqiptar. Sigurisht që është një zgjedhje që i detyrohej veprës së zotit Kadare, të cilën e konsiderojmë jo vetëm një vepër letrare, por si shprehje të një ndjenje shumë të fuqishme lirie. Vepra e Ismail Kadaresë i ka shërbyer mirë kauzës së vendit të tij dhe ndoshta të gjitha vendeve ballkanike.”
- Zoti Amouroux, çfarë do të shtonit më shumë për Kadarenë nga sa thatë në foltore?
Amouroux: “Është një ngjarje që lidhet me kulturën franceze dhe atë shqiptare. Ismail Kadare është shumë i njohur në Francë prej botuesit të tij të Fayard, Claude Durand, që është një botues i shquar, që ka botuar 20 vepra të Kadaresë, edhe falë përkthyesit të tij Isuf Vrioni, që është gjithashtu një burrë i shquar. E duam shumë Vrionin në Francë dhe falë tij, pakundërshtueshmërisht, ne e njohim mirë Shqipërinë dhe kulturën shqiptare. Vepra e Kadaresë është vepër me rëndësi botërore. Siç e dini, ai është përkthyer në më se 30 gjuhë të botës, gjë që i siguron, guxoj të them, pavdekësinë.”
- Zoti Michel Piccoli, si u ka mbetur në mendje njohja me Kadarenë?
Piccoli: “Siç ka thënë Kadare shumë më mirë se unë, duhet të fillojmë të kuptojmë në panikun botëror se kultura e shpirtit, fetë ndoshta, do na shpëtojnë, ndryshe rrezikojmë të shkojmë drejt katastrofave të tjera. E kam njohur Kadarenë në dy kupola, kur Kadare vinte në Paris i rrethuar nga dy roja, “dy miq”. Ishim gjithashtu unë dhe Ismaili në kupolën e Montparnasit. Tashmë ai ka bërë një udhë të gjatë, është në Coupole, pra, mund të thuhet se Ismail Kadare është një njeri kupolash.”
- Zoti Fransua Deniau, çfarë është për Francën kjo që Franca bëri sot për Kadarenë?
Jean Fransua Deniau, akademik, eurodeputet, ish-ministër i Jashtëm i Francës: “Edhe për ne është një ngjarje shumë e madhe. Ismail Kadarenë prej shumë kohësh e konsideroj si një nga shkrimtarët e gjallë më të mëdhenj. Qenia midis nesh në Coupole, shpresoj se do t’i japë kënaqësi, por për ne është një nder.”
- Zoti Durand, a besoni se u kurëzua ajo që keni synuar duke botuar veprat e Kadaresë?
Cloude Durand,president i Shtëpisë Botuese Fayard:
“Besoj se është një kurorëzim për atë që kemi bërë në Francë dhe vende të tjera të botës, për të njohur veprën e Ismail Kadaresë dhe letërsinë shqipe, sepse Kadare është sigurisht shkrimtari ynë kryesor, por ne kemi edhe Migjenin e shkrimtarë të tjerë. Është kurorëzimi i përpjekjeve tona, por jo fryti pëfundimtar i tyre. Fryti përfundimtar i tyre do të ishin, ndoshta, kurorëzime të tjera, në planin ndërkombëtar. Shpresojmë, gjithashtu, se Akademia e Stokholmit do t’i japë Ismail Kadaresë vend midis shkrimtarëve shumë të mëdhenj të epokës sonë.”
- Zoti Cabanes, ju jeni i afërt me Shqipërinë dhe me këtë ngjarje.
Pierre Cabanes, profesor në Universitetin e Sorbonës: “Sot i nderuar është Ismail Kadare, atëherë duhet t’i kushtoheni atij.”
- Zoti Ismail Kadare, si e përjetoni këtë çast?
Ismail Kadare: “Është kënaqësi e madhe, e vërtetë dhe e thellë, që munda ose u bëra shkak që në këtë qendër të kulturës botërore të bëhet një seancë solemne për Shqipërinë.”
* * *
...Në mbrëmje vonë u takuam me Kadarenë në ambasadë. Kishte sjellë një çantë me libra të tij në gjuhë të huaja për t’i dërguar në Shqipëri. Pasi i la ato, si ndoqi dhe lajmet me satelit për Kosovën, u nis të kthehej me taksi apo metro në shtëpi. Dolëm dhe ne ta përcillnim deri në rrugë. Me njëfarë përkujdesjeje, tanimë edhe ai për dokumentarin televiziv, përsëriti: “Për një javë do të vij në Shqipëri. Po të jetë se nuk pengoj, do të dëshiroja ta shihja dokumentarin përpara se të transmetohej.”
Kadare, me hap të ngadaltë, mbase nga lodhja e atyre ditëve, me një qese plastike thuajse të zbrazur në dorën e djathtë, nisi të humbiste në ikje, nëpër gjysmerrësirën e rrugës, për të arritur në shtëpi...
4 Maj 2009