Bushi i vjetër: “Gorbaçovi më mori në telefon se do të jepte dorëheqjen”
Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, flet me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Si u rrëzua perandoria komuniste në Lindje. Raportet me ish-presidentin rus
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Xhorxh Bushi i vjetër tregon për proceset që çuan në rënien e perandorisë komuniste dhe raportet me krerët e shteteve në Lindje dhe Perëndim. Ai rrëfen në detaje marrëdhëniet me homologun rus, Mihail Gorbaçov, duke përfshirë edhe raportet familjare. Gazeta austriake, “Standard”, realizoi një intervistë me presidentin amerikan të fundviteve ‘80 dhe të fillimit të viteve ’90, pikërisht në periudhën kur po rrëzohej komunizmi në shtetet e Lindjes. Ai thotë se ka marrë vendimet e duhura në ato momente.
Zoti president, para hyrjes në detyrë ju keni marrë, për vite me radhë, informacione intensive të shërbimeve sekrete. A do ta kishit pritur ju më 20 janar 1989 që era totalitare, – ashtu siç ju e cilësuat në fjalimin tuaj përurues, – në Europën Lindore do të përfundonte po atë vit?
Kur në vitin 1989 unë u bëra president, zhvillimet në Poloni më dhanë zemër. Sipas vlerësimeve të mia, të asaj kohe, në Gjermani mund të zhvillohej një gjë me rëndësi. Por ne nuk kishim arsye të supozonim që brenda 12 muajsh Muri i Berlinit do të bëhej i pavlerë dhe bashkimi i Gjermanisë do të ishte fare pranë.
Kur e kuptuat ju që Bashkimi Sovjetik ishte në fundin e vet dhe që Lufta e Ftohtë së shpejti do të përfundonte?
Takimi ynë dypalësh në Maltë, në dhjetor e vitit 1989, më siguroi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik do të mund të dilnin mbi konfliktet gati tradicionale të Luftës së Ftohtë. Por kurrë nuk kisha supozuar që Bashkimi Sovjetik, deri në dhjetor të vitit 1991, një kohë kur doli në skenë koncepti i Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, do të mund të pushonte së ekzistuari. Në natën e Krishtlindjeve të vitit 1991, presidenti Mihail Gorbaçov më mori në telefon dhe më informoi që ai do të linte detyrën e vet. Ky ishte me siguri një prej çasteve më të rëndësishëm të presidencës sime katërvjeçare.
Doktrina “Brezhnjev” ose doktrina “Sinatra”, sovranitet i kufizuar, apo formula “My way” për shtetet sovjetike satelite. Për një kohë të gjatë nuk ishte e qartë nëse Gorbaçovi do të mund t’ia dilte mbanë në Kremlin. Pse i besuat ju atij? Sipas informacioneve që ju kishit, a ekzistonte rreziku i afërt që gjatë vitit trupat sovjetike të sulmonin Europën Lindore duke përdorur dhunën ushtarake?
Qëkur e takova për herë të parë Mihail Gorbaçovin pata përshtypjen se ai ishte ndryshe nga liderët e mëparshëm sovjetikë; – ai ishte shumë më pranues e karizmatik dhe shumë më i hapur për idetë dhe mendimet e të tjerëve. Kur ne e njohëm njëri-tjetrin më nga afër, pashë që ai ishte vërtet njeri i mirë, që përpiqej me më të mirën e vet, për të rritur cilësinë e jetës së bashkështetasve të vet.
Cila është për ju fotoja, e cila e ilustron më së miri përfundimin e Luftës së Ftohtë?
Zgjedhjen e kësaj ikone ia lë të tjerëve. Takimi im me presidentin Gorbaçov në vitin 1990 në Helsinki, ku ne u mblodhëm për të dalë së bashku kundër pushtimit të Kuvajtit nga Sadam Huseini, shënoi sidoqoftë një ndryshim domethënës në çështjet gjeopolitike. Aty ishin mbledhur dy superfuqi dhe armiq të dikurshëm, për të zgjidhur një krizë ndërkombëtare, e cila ishte krijuar nga një shtet satelit i dikurshëm sovjetik.
Si e vlerësoni ju rolin e Austrisë në këtë kohë?
Kur xhindi u la të dilte nga shishja, kur gjermano-lindorëve, përmes Hungarisë, iu lejua dalja në liri, Austria ishte aty dhe ndihmoi që të vinte në jetë një zinxhir ngjarjesh, që përfundimisht çoi në rënien e Murit të Berlinit.
Ka një kundërvënie mes dy pozicioneve: nga njëra anë qasja e OSBE-së dhe sfidimi i sovjetikëve në fushën e të drejtave të njeriut; nga ana tjetër, projekti i Luftës së Yjeve (SDI) dhe stresimi ekonomik i Moskës përmes garës për armatimeve; – çfarë e shkaktoi si përfundim rënien e perandorisë sovjetike?
Miku im i dashur, kancelari Helmut Kol, parashikoi dhe i tha një tjetër miku të dashur, kryeministrit kanadez, Brajan Mulronei, se komunizmi do të rrëzohet sapo televizioni gjermano-perëndimor të shfaqet në Gjermaninë Lindore. Arsyeja? Gjermano-lindorët mundeshin për çdo mbrëmje të shihnin cilësinë e jetës së njerëzve në Perëndim dhe lirinë e tyre. Kjo me siguri që i ndihmoi çështjes sonë.
Kur ju thirri kancelari Kol për herë të parë, për të marrë informacion mbi shanset e një bashkimi të Gjermanisë? Sa shpesh ka protestuar presidenti Fransua Miterran tek ju kundër kësaj? Ju vetë ishit për një kohë të gjatë shumë i kujdesshëm në vlerësimin e ngjarjeve të 1989-s, më së pari, pas takimit në Maltë, politika amerikane u bë më aktive. Pse?
Për mua tema e bashkimit të Gjermanisë mori vërtet peshë në shkurt 1990, në një takim në Kemp Dejvid. Kancelari Kol dhe unë diskutuam aty në gjithë gjerësinë e mundshme mbi këtë temë. Ndërkohë që të tjerë, si presidenti Miterran, kishin më pak shpresë mbi perspektivën e Bashkimit të Europës, unë isha tërësisht i bindur që ne po bënim gjënë e duhur për arsyet e drejta dhe në çastin e duhur në histori.
Në vitet 1990-1991 pati një fazë të shkurtër të një uniteti të panjohur më parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara: SHBA dhe Bashkimi Sovjetik bashkëpunonin, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit ishin të unifikuar në shumë tema. Lufta e Gjirit gjeti mbështetje nga OKB-ja. Pse më pas bashkësia e shteteve e humbi fillin e bashkëpunimit?
Lufta e Gjirit tërhoqi për disa muaj rresht vëmendjen e gjithë botës. Drama e kësaj historie dhe uniteti me të cilin bashkësia ndërkombëtare doli kundër agresionit të paprovokuar të Sadam Huseinit, bëri të shquhej fillimi i një ere të re. Që prej atëherë, bashkësia e shteteve e ka vazhduar bashkëpunimin dhe ka punuar shumë më tepër së bashku, sesa shumica e njerëzve janë në gjendje ta perceptojnë. Dhe mediat janë marrë me fusha, në të cilat nganjëherë kishte debate dhe në të cilat perceptimet ishin të ndryshme.
A keni akoma kontakt me Gorbaçovin? Çfarë diskutoni ju së bashku?
Po, unë kam akoma kontakt me mikun tim të çmuar, Gorbaçov. Ai na vizitoi në 2004-n në Teksas dhe festoi me mua 80-vjetorin e ditëlindjes sime. Ai, madje, më dhuroi një shishe vodka dhe lule, kur unë atëherë bëra një hedhje me parashutë. Mihaili na ka vizituar edhe në shtëpinë tonë, në Mejn, dhe unë atë në Rusi. Por këto ditë ne flasim më shumë për çështje familjare, sesa për rrjedhën e botës.
Cila është trashëgimia më e rëndësishme e vitit 1989?
Sipas mendimit tim, është fakti se revolucioni në Europën Qendrore dhe Lindore u zhvillua prej popujve me dëshirën e madhe për liri dhe që ky revolucion qe i qetë. Në 1989 nuk do të kishte një përsëritje të pranverës së Pragës.
4 Maj 2009