E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

Në pranga përfundoi Elfat Saliu, 19-vjeç,  lindur në Tetovë, Maqedoni dhe banues në lagjen “Daniel Matlija” qyteti Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dy net më parë në lagjen “Perash” qyteti Shkodër, pas një grindje për motive të dobëta, me shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlija”, e ka qëlluar këtë të fundit me armë zjarri automatik, duke tentuar ta vrasë.

Ndërkohë 28 vjeçari nuk ka pësuar asnjë dëmtim. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ku u bllokua një arme zjarri automatik mod.56.kal, me një krehër me 25 fishekë. Materialet, në ngarkim të të arrestuarit, i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e kryer me dashje e mbetur tentative” dhe  “Armëmbajtje pa leje”. /Start/

                                                                                             2012-06-21 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›