KVV: Po shkelen afatet për riformatimin e KQZ-së

Ky Koalicion, vëren me shqetësim se janë tejkaluar afatet, që ishte data 15 shtator.
“Pavarësisht se zgjedhja e anëtarëve të rinj të KQZ-së është një kompetencë ekskluzive e Partive Politike, Koalicioni në frymën e ligjit në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e tyre si edhe me synim rritjen e transparencës dhe të besimit të publikut, i sugjeron partive politike që të shpallin sa më parë kandidaturat e tyre si dhe të bëjnë publike vlerësimin e tyre në lidhje me integritetin dhe aftësitë e këtyre kandidaturave në përmbushje të detyrës si administrator të lartë të zgjedhjeve, në mënyrë të pavaruar, të paanshme dhe vetëm në zbatim të ligjit:, thuhet në reagim.
Për sa i përket Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Koalicioni e konsideron procedurën e zgjedhjes së tij dhe sidomos heqjen e së drejtës së partive politike për të propozuar kandidatura, si një mundësi mjaft të mirë për të vënë në rrugën e duhur depolitizimin dhe funksionimin në mënyrë të paanshme dhe jo partizane të KQZ-së. Në lidhje me këtë proces, Koalicioni i sugjeron Kuvendit të Shqipërisë që të bëjë sa më transparent dhe sa më jopolitik procesin e përzgjedhjes së Kryetarit të ardhshëm të KQZ-së.
“Në këtë frymë, Koalicioni i sugjeron Kuvendit që të bëjë publike të gjitha kandidaturat e paraqitur në sekretarinë e Kuvendit si dhe të organizojë një proces sa më të drejtë, konkurrent dhe aspak të ndikuar nga anësitë partiake. Për të rritur integritetin e procesit dhe besimin ndaj tij, Koalicioni sugjeron organizimin e seancave publike dëgjimore me të gjithë kandidatët e paraqitura që plotësojnë kriteret ligjore të parashikuara”, thuhet më tej.
Gjithashtu, Koalicioni i sugjeron Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si organi që përzgjedh dhe i propozon Kuvendit kandidaturat finale për Kryetar të KQZ-së, që në frymën dhe në zbatim të ligjit të miratojë dhe të bëjë publike paraprakisht kriteret mbi të cilat do të organizohen seancat publike dhe mbi të cilat do të bëhet vlerësimi i kandidatëve, si vizioni, eksperienca, apo çështje të tjera që lidhen direkt apo indirekt me administrimin e një procesi zgjedhor konform standardeve dhe aspiratave demokratike të shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Letra e hapur i është drejtuar krerëve të lartë të shtetit, drejtuesit të opozitës dhe deputetëve. /Start/
2012-09-18 14:44