MD: Studim për numrin e gjyqtarëve në gjykata

Ky studim, i cili është duke u përgatitur, në bashkëpunim me ekspertët e misionit EURALIUS, ka për qëllim të rrisë efektivitetin e punës në gjykata, duke i garantuar publikut një shërbim më cilësor e më të shpejtë.
Duke dhënë detaje nga ky projekt, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, theksoi se "kemi përgatitur një draft të rialokimit të të gjithë numrit të gjyqtarëve sipas çdo gjykate, draft ky që do t’i paraqitet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për mendim brenda këtij muaji".
Sipas ministrit Halimi, drafti synon që të rrisë efikasitetin e sistemit gjyqësor, të ulë numrin e gjyqtarëve në gjykatat e vogla të rretheve që kanë më pak çështje dhe të rrisë numrin e gjyqtarëve në gjykatat, të cilat kanë një ngarkesë më të madhe pune. Ky draft pritet t'i japë zgjidhje problematikës së hasur në veprimtarinë e sistemit gjyqësor.
Si shembull përmendet rasti i Gjykatës së Tiranës, me 70 gjyqtarë, ku një gjyqtar ka në ngarkim rreth 300 dosje, në një kohë që në Gjykatën e Gjirokastrës, me 16 gjyqtarë, një gjyqtar ka rreth 30 dosje. Kjo situatë ka krijuar probleme në dhënien e drejtësisë në kohë të shpejtë për qytetarët. Studimi i ministrisë së Drejtësisë, konkluzionet e te cilit do të përfshihen në draftin e posaçëm ligjor, do të bëjë të mundur një pasqyrë të saktë se sa do të jetë numri i gjyqtarëve në çdo gjykatë deri në vitin 2015. /Start/
2012-09-18 15:18