E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per Tiranen Arvizu Debat televiziv mes kandidateve

Ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu vleresoi dje regjistrimin e PS-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe do te pasoje pjesemarrjen e saj ne zgjedhjet per organet e pushtetit vendor. Deklarata eshte bere nga qyteti i Kukesit ku Arvizu ndodhej gjate nje vizite dhe takimi me kreret e pushtetit vendor. Diplomati amerikan beri apel per nje fushate te qyteteruar e dinjitoze shoqeruar me debate ne media. Eumlshte shume e rendesishme organizimi i zgjedhjeve qe zgjedhesit te kene vete mundesi te zgjedhin. jane zgjedhje lokale dhe njerezit e dine se per ke do te votojne. Shume e rendesishme eshte qe te dyja partite kryesore te punojne bashke me KQZ-ne. Mosmarreveshje do te kete por ka edhe mekanizma per zgjidhjen e tyre. Ai theksoi Po ashtu zgjedhjet kane te bejne me ceshtje ne interes te komunitetit ndaj kandidatet te jene te pergatitur te flasin per probleme e ceshtje qe shqetesojne komunitetin. Gjithashtu prej tyre duhet te kete edhe debate televizive qe ne Amerike jane te shpeshta. Ne lidhje me standardet e zgjedhjeve ambasadori u shpreh se shume prej nesh jane zhgenjyer qe mes dy partive kryesore mungon dialogu - deklaroi z. Arvizu. Diplomati amerikan perseriti thirrjen e tij per rrugen e dialogut mes paleve duke theksuar se zgjedhjet vendore jane shume te rendesishme per vendin dhe zhvillimin e tij. Per kete qellim sipas tij partite duhet te bashkepunojne mes tyre dhe me KQZ-ne ne permbushje te ketij misioni. Ne 8 maj do kete mosmarreveshje nga palet. Duhen gjetur mekanizmat qe palet te bien dakord pasi edhe nderkombetaret jane te zhgenjyer nga mungesa e dialogut qe karakterizon keto zgjedhje dhe situaten aktuale politike - tha Arvizu. Duke theksuar se politika shqiptare ka mbeshtetjen e nderkombetareve per keto zgjedhje Arvizu nenvizoi rendesine e respektimit te Kushtetutes. Ambasadori i SHBA-ve beri thirrje edhe nje here nga qyteti i Kukesit qe palet te bashkepunojne me KQZ-ne. Eumlshte e rendesishme qe palet te bashkepunojne me KQZ-ne per zgjidhjen e mosmarreveshjeve - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›