Ka ardhur koha e albanologjise
Nga Ndricim Kulla
Shqiperia e vogel aq e ngucur ne kufij po aq vershonjese ne vitalitetin njerezor gjithnje e me shume efikase sa me shume e injoruar aq xheloze ne ruajtjen e identitetit te saj etnik por njeheresh aq edhe universaliste kaq fatkeqe por gjithmone e ruajtur nga zoti ne vijim te misionit te saj sekret ne Europe. Nje lapidar vleresues te tille ka marre pergjithesisht historia kulturore politike dhe qyteteruese e Shqiperise nga puna 50- vjecare kerkimore dhe shkencore e albanologut te madh italian prof. at Giuseppe Valentini. Me nje perkushtim te madh e te hapur studiues te apasionuar dhe te talentuar si Valentini Shuflaj Jereceku Nopca Hani Hekard Faverial Kordinjano Baldaci Falmerajeri Malte-Bruni abej Benlou etj. etj e kerkuan dhe e gjeten Shqiperine neper arkivat dhe bibliotekat me te vjetra te botes neper vendbanimet e saj te vjetra ne banimet e saj te reja dhe mesjetare ne kujtesen e ne jeten e popullit ne manifestimet e lashtesise se tij fisnike qe sic thote edhe Ernest Koliqi e ben te denje popullin shqiptar
me virtytet e tij etnike per me pas nje vend te vecante ne gjirin e kombeve me te perparuara europiane. Kjo eshte ne te vertet sinteza e se shkuares sone te larget te mesme dhe te afert qe ne duhet medoemos ta publikojme. Duke u nisur nga destinacioni qe duhej te kishin keto vleresime te tilla te trajtuara me nje objektivitet te konfirmuar shkencor nga borde akademish institute dhe qendra me autoritet te vecante studimor na perket te gjitheve ne sot te zgjohemi dhe tu japim vleren funksionale dhe destinacionin qe u perket sic kane vepruar edhe fqinjet tane me historine dhe kulturen e tyre te trasheguar. Brezi yne por jo vetem kaq me saktesisht cdo brez i ri qe do vije per arsye te orientimit te qarte perendimor qe ne kemi si popull per shkak te objektivave politike kulturore dhe ekonomike qe kemi per shkak te ballafaqimeve integruese evropiane te cilat sigurisht do jene sfida te medha duhet patjeter te zoterojme mjete te tilla argumentuese po kaq te persosura ne kete perballje. Dhe midis tyre eshte nje qe lidhet ne menyren me te qarte me perparimin e qyteterimit tone pra qe ka te beje me te shkuaren tone. Nje mjet ky qe zoteron ne vetvete nje mase te madhe eksperience dhe dijesh.
Ka ardhur koha shume e pershtatshme qe albanologjine ta projektojme si nje shkence te cmuar si nje instrument ndihmes per politike dhe diplomaci si nje faktor qe mund te shprehim dinjitet kombetar. Dhe per ta shprehur me qarte kete ne duhet tu themi te tjereve per ate qe kemi ne te vertete dhe jo per ate qe nuk e kemi dhe nuk na perket neve. Perrallat e kafeneve ti leme mbrapa si gjera qe sna kane vlejtur dhe nuk na vlejne. Ne duhet te investojme perkundrejt perceptimit te te tjereve nje imazh te qarte te historise qyteteruese te shqiptareve qe ne shekujt me te hershem dhe te mos lejojme qe ne cdo perballje apo veprim negativ qe sigurisht jane te pranishme ne shoqeri te gelojne legjendat intriguese per nje popull instiktiv primitiv dhe pa vetedije shoqerore dhe kombetare. Ne duhet te investojme per femijet tane qofte per ata qe rriten ne Shqiperi Kosove Maqedoni apo ne diaspore qe te mos behen burra e gra me komplekse inferioriteti per vendin e tyre dhe per kete duhet qe albanologjia dhe mundesisht gjithe literatura e saj si ajo qe eshte botuar por edhe ajo qe ndodhet neper arkivat tona apo arkivat e botes si ne Vatikan Stamboll Raguze Napoli Dubrovnik Zagreb Sofie Beograd Athine etj jo vetem te behet e botueshme por mundesisht gjithe materia e saj te divulgarizohet. Pra duhet bere e mundur qe asaj ti kthehet vlera qe ka si mesuese edukatore informuese por dhe frymezuese e jetes individuale e shoqerore e gjithsecilit. Ne librin A ka nevoje Amerika per nje politike te jashtme autori i te cilit eshte diplomati prestigjioz Henri Kisinger per Kosoven e pas luftes me status ende te papercaktuar ka nje pjese ku thuhet afersisht keshtu Ne beme nje lufte tashme aty ne Ballkan dhe nuk mund te mos ua japim pavaresine shqiptareve myslimane te Kosoves. Ne mungesen e informacionit te plote ku me sa duket levizin shume gjera edhe per patriarkun e diplomacise amerikane ndihet nje perfytyrim jo i plote i historise se shqiptareve me pasoja paragjykuese. Kur ne lidhje me kete fakt ka nje te vertete historike te shprehur nga vete kreu i Vatikanit Papa Pali i VI me 26 prll 1968 me rastin e pritjes se nje grupi shqiptaresh per 500-vjetorin e Skenderbeut i cili u drejtohet shqiptareve ne kete menyre Bij fort te dashtun Shqiptare po ju sjellim nji mireseardhje te vecante ne kete dite qi jeni mbledhun per te kujtue Peseqindvjetorin e Gjergj Kastriotit Skanderbeg fatosit te kombit tuej dhe temnit te krishtne prane kesaj Selije Apostolike te cilen mund ta kundroni si shtepn tuej atnore.
Na ju shofim me kenaqs pse e dijme se shpirti me te cilin ju e kujtoni kete dite sht ai i gjithemonshmi i fisit tuej i cili gjith here mb cdo interese k v vlerat e trashigueme te beses te nderit e te burrns.
Ndonese pervijohet nje ide e pergjithshme se era globale do ti shkrije kufijte dhe dallimet midis kombeve kulturave njelloj si tregjet dhe monedhat eshte pikerisht e kunderta ajo qe na mesojne mendimtaret moderne. Identitetet kulturore ne kushtet e globalitetit nese jane te forta e te thelle-rrenjosura e vecanerisht nese arrijne te kultivohen spikasin dhe kane shume me teper mundesi te dalin ne pah sesa me pare. Shqiperia qofte me historine kulturen fetare juridiko-zakonore me krijuesit dhe heronjte e saj i ka te gjitha mundesite ta lulezoje identitetin e vet te spikatur edhe ne kete epoke te fluiditetit te shume gjerave.
Ne numrin e se martes 01.02.2011 gazeta gjermane Frankfurter Rundschau nen titullin Nje sistem i beses dhe i tradhtise boton nje analize per Shqiperine me autor Norbert Mappes-Niediek. Ne fokus jane ngjarjet e 21 janarit ku ne Shqiperi mbizoteron klima armiqesore. Sipas autorit ashpersia e grindjes nuk eshte nje problem personal i Rames dhe i Berishes madje ajo nuk eshte as specifika e skenes politike. Kundershtite e ashpra mes mikut dhe armikut imazhi i beses dhe i tradhtise kane rrenje shume me te thella ne shoqerine shqiptare. Realisht edhe pse merr shkas nga problematika qe klasa jone politike u ka krijuar edhe vete institucioneve politike e administrative te Bashkimit Europian me konfliktualitetin e saj ekstrem autori duket qarte se ne kete analize historiko-politike ka udhetuar me shume me historine e tymnajave te shekujve kunder shqiptareve sidomos me gojedhenat cinike te fqinjeve sesa me historine e vertete qyteteruese njerezore dhe emancipuese te shqiptareve. Mentaliteti yne juridik i shprehur ne ligjin e maleve dhe ne mjaft rregulla te tjera zakonore sistemi i beses dhe i tradhtise kane qene norma te cilat kane zevendesuar ne menyre te perpikte institucionet dhe shtetin kur ai nuk ka ekzistuar sikur te ishin kushtetuta parlamentesh. Ato i kane prire rregullit dhe qetesise per shekuj me radhe ne kete vend dhe kane realizuar marredheniet e njerezve dhe ne raport me kohen qe kane funksionuar nga shume studiues akademike udhetare te huaj poete piktore konsuj dhe albanologe jane klasifikuar si vlera qe i kane kontribuar qyteterimit shqiptar. E kaluara jone historike kulturore dhe qyteteruese duhet te zere vendin bosh qe e kane lene shekujt per arsye social-politike.
Por per ta pasuruar te ardhmen tone me kete taban pjellor kulture ne lipset te projektojme gjithe konturin ku duhet te shtrihet prioriteti i punes sone ne drejtim te projektit Albanologji sidomos botimit e studimit te periudhave me te rendesishme te pandricuara qarte te ndricuara mire por dhe promovimit te tyre. E pikerisht pse besojme se nje rruge e tille eshte e gjate e mundimshme e kerkon kuvendimin dhe shesh-peshimin e mendimeve te te gjitheve mendoj se ka ardhur koha qe problemet e albanologjise ndricimit dhe promovimit te vlerave te reja te saj ti shikojme ne menyre me konsensuale me te vemendshme dhe te tregohemi me te organizuar mbi perdorimin e ketyre vlerave.
Ne kete mare magnum qe globalizmi dhe pershpejtimi i ritmit te ndryshimeve dhe epokave kane arritur te formesojne eshte shume e rendesishme te mos e humbasim orientimin. Anija jone e identitetit dhe kultures nuk duhet ta humbase busullen edhe pse peshtjellim dhe turbulence akoma dhe me e shpeshte do te karakterizoje kohen tone. Nuk duhet te dalim kunder rrymes pasi nuk mundemi por edhe sduhet ta leme veten te na marre rrjedha. Per kete qellim nese do te kishim per zemer fatet e kultures shqiptare dhe fatet e te vertetave historike nje pjese e te cilave ende nuk jane thene se pari do te duhej te benim nje lexim edukativ informues tendence-zhbirues te epokes globale ku jetojme. Duhet ta nisim nga qasjet e dijeve te tilla qe te kuptojme se cvlera kane ndryshuar ose jane tjetersuar si p.sh. shteti-nacion apo koncepti i te drejtave te njeriut dhe te tregut ne rrafshin global te kuvendimit te kulturave dhe qyteterimeve te ndryshme.
E gjitha kjo do te na jape drejtimin per kah duhet te shkojme. Ne kete rruge te re qe kemi nisur patjeter qe na duhet te kemi prezent qyteterimin tone te lashte deri ne kohet antike vlerat tona kulturore dhe njerezore me rrezatim universal shembujt tane te eperm me komandant shenjtor perandor dhe udherrefyes e duhet ti zgjojme me perkushtim dhe mencuri nga atje ku ndoshta pamundesite i kane vene te flene gjume qe te mund te na sherbejne edhe ne si frymezues. Jo vetem ne kuptimin metaforik apo retorik por ne kuptimin e thelle te rikthimit tek vlerat e tyre. Jane nje sere arsyesh qe po na paraqiten e ne te ardhmen mund te shtohen dhe mund te na paraqiten te tjere shembuj per te ilustruar kete urgjence dhe per te na formesuar kete bindje.