E Diel, 1 Nëntor 2026

I ati i kengetares Emmy-n e vrane biznesmeni e paralajmeroi para 10 ditesh

/ /

Kengetarja Elsina Hidersha e njohur ne art me emrin Emmy pasi qendroi disa ore ne koma nderroi jete rreth ores 0200 te mengjesit ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Artistja e cila u be mjaft e njohur kater vitet e fundit nuk mundi tu mbijetonte plageve te renda ne koke qe pesoi pas perplasjes me makine nga biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi tashme i arrestuar.  Per babane e Emmy-t Ali Hidershen ajo qe i ndodhi vajzes se tij eshte nje vrasje e qellimshme e paramenduar madje edhe e paralajmeruar nga ana e autorit. Dhjete dite para ngjarjes autori e kishte kercenuar vajzen time duke i thene se do ta vriste ne raste se nuk do te lidhej me te u shpreh Ali Hidersha gjate nje interviste per gazeten Panorama. Madje ai ndihet fajtor se perse nuk beri nje kallezim ne polici pas ketij kercenimi dhe nuk do te gjeje qetesi derisa njeriu qe i mori jeten te bijes te marre denimin maksimal nga drejtesia edhe pse sipas tij ai eshte njeri me para dhe dyshon se mund te kete lehtesira.
Kur e mesuat se vajza juaj kishte nderruar jete
Ka qene ora rreth 0200 pas mesnate kur me thane qe Elsina nderroi jete. Ajo ishte ne koma. Nuk kam asnje pretendim per mjeket qe u kujdesen per te sepse qe pas operacionit na thane se sa e rende ishte gjendja e saj. Prisnim te ndodhte ndonje mrekulli se mjeket nuk kishin se cfare te benin me per te. Goditja ishte shume e forte ne koke. Une e pashe vete vajzen time ajo kishte plage pothuajse ne te gjithe anen e majte te saj ne kembe ne shpatull por goditjen me te forte e kishte ne koke. Vajzen time e vrane. E vrane me dashje dhe e kishin paralajmeruar per kete krim. Une kerkoj vetem drejtesi dhe qe policia ekspertet dhe Prokuroria te mos ndikohen nga ai njeri qe eshte arrestuar per vrasjen e time bije dhe qe eshte biznesmen. Ai e vrau vajzen time e perplasi me qellim per ta vrare. Ai duhet denuar maksimalisht pa asnje lloj tolerimi se ka bere krimin me te rende qe mund te beje njeriu.
Pse thoni qe vajzen tuaj e kishin paralajmeruar per krimin
Gati dhjete dite para se te ndodhte kjo ngjarje Elsina me kishte thene qe ky njeri Aziz Kelmendi e kishte kercenuar ne telefon. I kishte kerkuar qe ne rast se nuk do te pranonte te lidhej me te ai do ta vriste. Por ky eshte gabimi im qe nuk shkova te beja nje kallezim pasi vajza me tha qe e kishte kercenuar. Dhe vazhdimisht pasi ma tha kete une e merrja ne telefon dhe e pyesja nese kishte pasur shqetesime te tjera dhe ajo me thoshte qe nuk e kishte kercenuar me. Sepse rastisi qe pas atij kercenimi ajo udhetoi drejt Kosoves se kishte koncerte atje dhe une shqetesohesha se mos i ndodhte ndonje gje.
Ne te vertete a ka pasur lidhje vajza juaj me Aziz Kelmendin
Ai njeri deklaron pa piken e turpit ne polici qe kishte nje vit e gjysme i lidhur me vajzen time. Por kjo nuk eshte e vertete. Elsina nuk pranonte kurrsesi te kishte nje lidhje me ate njeri edhe pse ai ate kerkonte. Ia kishte thene atij me kishte thene edhe mua qe ate person e shikonte si mua sepse ai kishte femijet sa Elsina dhe ishte i martuar. Mbi te gjitha vajza ime ka qene disa here te shtepia e tij ne Kosove kur shkonte per koncerte dhe bashke me te ka qene edhe djali im qe e shoqeronte. Ky njeri qe e vrau vajzen time e ka ndihmuar ne nje rast ne Kosove per te blere nje makine atje ne menyre qe ta merrte me nje cmim me te lire. Kjo ka qene ndihma e tij e vetme dhe per kete arsye kerkonte si shperblim qe ajo te lidhej me te. Por vajza ime nuk pranoi ne asnje moment qe te lidhej.
A ju kane thirrur per te deklaruar ne polici
Po kam qene atje pas ngjarjes dhe ju kam thene edhe per kercenimin qe ai i kishte bere vajzes time. Madje jam nervozuar dhe jam revoltuar jashte mase ne nje moment pasi oficeret e policise po me tregonin se si kishte ndodhur ngjarja sipas variantit qe kishte dhene autori i krimit. Nuk eshte e vertete qe ajo i eshte varur ne dere per 60 metra ashtu sic thote ai. Nuk ka se si te jete e vertete eshte e pamundur. Ai e ka goditur me makine vajzen time per ta vrare. Une i pashe plaget qe ajo kishte ne trup dhe ne koke. Nuk mund te behen ato plage nga terheqja zvarre. Trupi i Elsines eshte gjetur prane makines se saj dhe sipas meje ajo mund te kete bere debat me te dhe me pas ka qene duke shkuar per te hipur ne makinen e vet dhe aty ai mund ta kete perplasur.
Me ke ka qene e shoqeruar ate nate ne lokal Elsina
Ka qene me nje mikeshen e saj kengetare kosovare. Por ajo nuk ka pare asgje sepse ka qene brenda dhe nuk eshte ne gjendje te tregoje se cfare ka ndodhur.
Po policine kush e ka lajmeruar per ngjarjen
Me aq sa morem vesh ne policine e ka lajmeruar vete ky biznesmeni nga Kosova qe vrau vajzen. Por ai ka lajmeruar duke thene qe ka ndodhur nje aksident te Kodra e Priftit prane lokalit Venue. Nderkohe ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi perplasi vajzen. shte rikthyer aty pasi ka rregulluar gjerat ka fshehur provat dhe ka siguruar deshmitaret.
Kush ishin deshmitaret e tij i njihni ju ata
Jo ne nuk i njohim madje nuk ua kemi marre vesh as emrat edhe pse duam shume te dime se kush jane. Sipas autorit ata kane qene ne makine me te ne momentin e ngjarjes gje qe ne e dime mire qe nuk eshte e vertete. Autori i vrasjes se vajzes sime pretendon se ne makine bashke me te ka qene edhe nje mashkull tjeter dhe nje femer qe ne nuk ua dime emrat dhe nuk e dime se kush jane. Kengetarja nga Kosova mikja e vajzes time qe ishte me te ate nate eshte thirrur per te deklaruar ne polici dhe aty eshte ndeshur ne korridoret e Drejtorise se Policise se Tiranes me djalin qe ndodhej ne makine me te arrestuarin ose te pakten pretendonte se ka qene ne makine dhe ishte deshmitar. Ai i eshte drejtuar shoqes se vajzes time kengetares nga Kosova duke i bere nje lloj presioni. I ka thene Kujdes se cfare do te deklarosh. Ndersa autori i vrasjes i eshte drejtuar me gjuhen e tij duke i thene O cike ti me ke je Je me ne.
Po mikesha e Elsines kengetarja kosovare nuk e njeh ate vajzen qe ishte e shoqeruar me autorin e ngjarjes
Ajo na tha qe vetem emri i saj nuk i kujtohej. Ajo eshte shqiptare banon ne Tirane bashke me personin tjeter qe ishte deshmitari i te arrestuarit qe edhe ai po ashtu eshte shqiptar. Kengetarja tregoi se vajza qe ishte shoqeruar ne polici per te deshmuar ishte me shapka dhe rroba shtepie gje qe tregon se ajo ka qene ne shtepi kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka pare asgje. Por autori mund te kete shkuar ne shtepi qe ta marre. Shoqja e Elsines na tregoi se ajo vajze ishte e njohur e time bije pasi tri dite para ngjarjes jane takuar ne nje pub ne Tirane por emri nuk i kujtohej. 
Po deshmitare te tjere jane shoqeruar per tu pyetur ne polici
Aty ka pasur plot njerez qe kane pare ngjarjen se si ka ndodhur sepse kane qene hapur dy lokale. Por kur iu kerkova policeve qe te thirren deshmitare te paanshem qe kane pare ngjarjen me syte e tyre madje edhe u revoltova ata me thane qe shkoni gjejini deshmitaret. Po pse detyra jone eshte te gjejme deshmitaret. Djali im ka qene vete atje te lokali para te cilit ndodhi vrasja e vajzes time dhe ka folur me nje prej rojeve. Ai i ka thene qe ka qene me kurriz dhe nuk ka pare se si ka ndodhur. Por ai me tha qe kam degjuar nje zhurme te madhe dhe jam kthyer menjehere. Pashe nje makine qe iku me shpejtesi dhe nje njeri qe ishte  shtrire ne toke. Ai ka bere vrasjen dhe eshte larguar. Ka marre masat eshte pergatitur dhe eshte rikthyer te vendi i krimit. Ndryshe si do te shpjegohet se eshte zhdukur canta e vajzes time ku ka pasur brenda edhe dy celularet e saj qe nuk po i gjen dot as policia. Ai i ka zhdukur me qellim. Une kam provuar te lidhem me celularet e time bije i kam rene telefonit dhe fillimisht me ka dale i zene pastaj ka dale vazhdimisht i fikur. 
Ju e konsideroni si fshehje te qellimshme canten me celularet e vajzes tuaj
Pa diskutim qe eshte e qellimshme. shte nje prove mjaft e rendesishme per te zbuluar te verteten e krimit arsyet e vrasjes se sime bije. Madje celularet kane shume mesazhe qe mund te ndihmonin hetimet. Ashtu sic ju thashe vajza eshte kercenuar para dhjete ditesh nga i njejti person qe i mori jeten. Ajo eshte kercenuar me vrasje dhe kercenimi i eshte bere nga telefoni. Ai e ka fshehur me qellim canten dhe mbase i ka zhdukur edhe celularet. E ka bere qe te dilte i lare nga kjo histori. Por une jam i sigurt qe ai i ka zhdukur celularet dhe eshte kujdesur shume per ta bere kete per kete arsye eshte larguar edhe nga vendi i ngjarjes dhe pastaj eshte rikthyer. Gjithsesi tabulatet ekzistojne dhe gjithcka do te merret vesh. Mua me iku vajza ime por nuk do te gjej qetesi kurre nese autori nuk merr denimin maksimal qe i takon te marre.

Ditelindja e pafestuar

Ashtu si edhe vitin e kaluar Emmy kishte planifikuar qe ne ditelindjen e saj me 15 mars kur do te mbushte 22 vjec do te organizonte nje feste per te gjithe miqte dhe koleget e saj. Madje disa prej miqve me te ngushte te saj treguan se Emmy kishte filluar qe tani me pergatitjen e ftesave prenotimin e lokalit dhe cdo detaj tjeter por gjithcka mbeti pa realizuar.

I arrestuari

Ndaj tij flasin kunder dhjetera deshmitare qe kane qene te pranishem dhe kane pare qe aksidenti ka qene i qellimshem dhe vetem dy persona mbeshtesin variantin e te arrestuarit. Biznesmeni kosovar i arrestuar nga Policia e Tiranes pretendon se ngjarja eshte aksidentale. Gjate deklarimeve te tij para oficereve te policise Aziz Kelmendi eshte shprehur se ne asnje moment nuk i ka shkuar ndermend qe te perplase me makine te dashuren e tij me te cilen kishte gati 2 vjet i lidhur. Sipas tij Emmy eshte kapur ne makine tek xhami i saj eshte varur tek dera e makines teksa mjeti ishte ne levizje dhe per pasoje eshte aksidentuar.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›