E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush e degjeneroi ne blu simbolin kombetar shqiptar

Tirane 28 shkurt 2011 NOA 8211 Nese qeveritaret e sotem mendojne se ne BE shkohet edhe me deformime te tilla skandaloze te jene te bindur se genjejne veten sepse Evropa nuk eshte aq e pa qyteteruar sa te duroj e gelltis servilizma te tilla neveritese.

Nga Av. Idajet Beqiri

Te gjitheve na ka  rastisur te jemi jashte vendit ne nje shtet tjeter te botes. Nuk ka kenaqesi me te madhe e madje krenari me te madhe qe te mbush vertete shpirtin kur sheh nje autoveture me targa te Shqiperise. Ne krahun e majte te targes se automjeteve te vendit tone ose me mire ne krahun e zemres eshte stampuar simboli yne kombetar flamuri kuq e zi dhe posht saj eshte  stampuar AL Albania.

Kam nje nip te vogel qe jeton ne Bruksel te Belgjikes djalin e vajzes time i cili quhet Elion. Ai tashme eshte 8 vjec. Elioni ka lindur ne Bruksel. Madje edhe babai i tij qe eshte me origjine nga Dibra ka lindur ne Bruksel. Kur Elioni dhe prinderit e tij dalin shetitje ne rruget e Brukselit ne se  shohin nje automjet me targa te nje prej qyteteve te vendit tone te paren gje qe dallon ne targe eshte simboli yne kombetar fushen e kuqe te flamurit shqiponjen e zeze dy krenare dhe AL ne fund te saj.  Dhe i ngazellyer therret  me tere forcen e shpirtit te tij te vogel Shqiperi e gjyshit Shqiperi e gjyshit

E sa mijera e mijra femije dhe te rritur te tjere te kudo gjendur ne bote ngopen shpirterisht e u behet zemra mal kur shohin simbolin e bukur kombetar ne targat e automjeteve te Shqiperise vendit  te tyre te origjines. Ne fund te fundit ky simbol na identifikon por edhe na krenaron si shqiptar.

Disa dite me pare ne ekranet e televizioneve te vendit tone doli nje zedhenese e Ministrise se Olldashit dhe beri nje komunikim. Ajo na vuri ne dijeni se targat e autoveturave te Shqiperise jane bere te reja dhe do te nderrohen.

Tashme rrugeve te atdheut tone  ndeshesh me automjete qe kane vendosur keto targa te reja identifikuese. fare verejme ne to Simboli yne kombetar domethene fusha e kuqe me shqiponjen dykrenare ne mes te saj jane shnderruar. Fusha e kuqe eshte bere blu ndersa shqiponja e zeze dy krenare eshte bere e bardhe Edhe ne krahun e djathte te targes eshte vendosur gjithashtu nje fushe blu. Kjo targe e re e cila do na jepet me detyrim eshte thuajse nje kopje e imituar e targave te automjeteve te Frances. Te mos harrojme qe Franca ne flamurin e saj kombetar ngjyren blu e ka simboliken e saj ashtu sic kemi ne shqiptaret simboliken kuq e zi.

Pse degjeneroi ne blu simboli yne kombetar ne targat e automjeteve te vendit tone

Ata qe e kane bere kete mizori thone se nje gje te tille e kane bere per ti paraprire hyrjes ne BE sepse bluja eshte simbolika e Evropes shte e vertete se ne te gjitha targat e automjeteve te vendeve te BE ne krahun e majte te targes eshte vendosur simboli i BE nje fushe blu me 12 yje poshte te cilit jane vendosur edhe inicialet e cdo shteti te BE-se. Por as njeri prej vendeve anetare te BE nuk i kane shnderruar simbolet e tyre kombetare dhe ngjyrat e tyre duke i bere blu

Nje veprim i tille nuk duhet te ishte bere e madje duhet te koregjohet urgjentisht sepse dashur pa dashur me kete veprim eshte shkelur rende Kushtetuta e Shqiperise e cila i ka te percaktuara qarte format formatin dhe ngjyrat e simbolit kombetar edhe sepse E para Shqiperia nuk eshte vend i BE. Kemi 20 vjet qe qe cirremi e gerthasim E duam Shqiperine si gjithe Europa Shqiperia ne BE por me politikat konfliktuale mediokre dhe neveritese qe kemi ndjekut dhe vazhdojme te ndjekim per shkak te sundimit ne vend te nje klase politike plotesisht te pa afte dhe te papergjegjshme endrren shqiptare te Evropes e kemi cuar shume larg ne stepat e bizantizmit. Duke mos qene Shqiperia anetare e BE nuk ka te drejte te pervetesoje simbolet e saj.

E dyta ne se mendjendrituri ne Ministrine e Transporteve apo diku gjetk ka menduar se qeverisja e sotme u paraprine gjerave duhet te shihnin me vemendje gjithe elementet politik juridik dhe grafik te simbolit qe ka llangosur me blu ne targat e automjeteve te Shqiperise.  Gjysma e se keqes do te ishte qe te vendosnin ne mes te fushes blu te targes simbolin e BE me 12 yje. Por kurren e kurres nuk duhet te deformojne simbolin kombetar shqiptar qe eshte kuq e zi duke e shnderruar ne  blu e te bardhe.

Nese nje gje te tille domethene  qe te vendosnin ne mes te fushes blu te targes simbolin e BE me 12 yje nuk e bejne dot sepse nuk i lejone Evropa  te vjedhin anetaresine e saj pa e merituar  ate de fakto dhe de jure me reforma te thella athere te mos e levizin grafiken  e krahut te majte te targave te automjeteve te Shqiperise por te mbetet e bukur ashtu sic eshte kuq e zi dhe ne krahun e djathte le te vendoset fusha blu per ti bere qejfin Evropes

Franca apo te gjitha vendet e BE  vertete qe kane vendosur ne targat e automjeteve te vendit te tyre flamurin e BE por nuk i kane lejuar vetes maskaraden qe kane bere blute e Shqiperise Keto vende nuk i kane ndryshuar as figurat dhe as ngjyrat e simboleve te tyre Kane vendosur ne targat e automjeteve thjesht dhe vetem simbolin e BE dhe ne fund te tij kane shenuar inicialet e shtetit te tyre.

Nese qeveritaret e sotem mendojne se ne BE shkohet edhe me deformime te tilla skandaloze te jene te bindur se genjejne veten sepse Evropa nuk eshte aq e pa qyteteruar sa te duroj e gelltis servilizma te tilla neveritese.

Simboli kombetar eshte i shenjt. Shenjteria e tij eshte fiksuar ne ligjin themeltar te shtetit ne Kushtetuten e Shqiperise. Deformimi i tij eshte krimi dhe fyerja me e rende qe i behet kombit shqiptar dhe popullit te tij. Simboli i Partise nuk mund te zevendesoi kurre simbolin kombetar. Flamuri kombetar shqiptar nuk e ka patur kurre blu ngjyren e tij ashtu sikurse nuk e ka patur kurre te bardhe shqiponjen ne mesin e tij Ngjyren blu ne simbolet e saj e kane Greqia Serbia Rusia e madje edhe Franca por jo Shqiperia.

Pak kohe me pare  qeveria i fali Greqise Detin Jon. U quajt me te drejte me nentekst prej Gjykates Kushtetuese  tradheti e rende kombetare nje veprim i tille. Por per fatin tone te keq as nje prej tradhetareve ideator dhe realizator i kesaj tradhetie nuk mori denimin e merituar per kete krim kombetar.

Dje del nje llacifllac ne qeveri dhe hedh ne treg nje formular me anen e te cilit u kerkon shqiptareve te vetdeklarojne me vullnet te lire kombesine me synimin antishqiptar qe ky vend nga nje shtet etnik qe ka qene dhe eshte denbabaden te behet multietnik. E neser te mos kete me Shqiperi por vetem Greqi e Serbi  Askush nuk i ve perballe Kushtetuten e Shqiperise dhe ligjin penal shqiptar ketij llacifllaci  qe ha buken e Shqiperise dhe bene kryqin e Greqise

Dhe arrihet deri aty sa per fatin e zi te tij por edhe te kombit te tij qe  Llesh Pali nga nje fshat i Pukes qe varferia e zbriti ne Himare per te jetuar nen presionin shovinist grek se gjoja Himara dhe himariotet jane grek nderron kombesine duke u bere grek dhe tashme ka nderruar edhe mbiemrin pasi nuk quhet me Llesh Pali por Llesh Palikari

Me tej ashtu sikurse paraqitem me siper del nje i lajthitur tjeter i qeverise dhe na shnderron simbolin kombetare ne targat e automjeteve duke i afruar ato me ngjyrat e Serbise Greqise e Rusise.

Kete tradheti  e perligjur me gjoja te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe ne shqiptaret sodisim e per me keq presin maskaraden kombetare te radhes ne vend qe te ngrihemi e te mbrojme kombin vendin popullin dhe simbolet e shenjta kombetare.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeAvokat Idajet Beqiri degjeneroi ne blu simboli kombetar ne targa targat e automjeteve me ngjyre blu targat e autoveturave te Shqiperise nderrohen

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›