Rruga e Hotit të Ri, banorët thonë se mungesa e ndriçimit po shkakton aksidente

Banorët e Hotit të Ri në Shkodër ngrenë shqetësimin për mungesën e ndriçimit në rrugën Shkodër–Postribë.
Sipas dy qytetarëve, mungesa e ndriçimit po ndikon që kalimtarët të bien viktima të aksidenteve.
“Mbrëmë në orën 21:30 u përplas motori me biçikletën prej ndriçimit të rrugës. Një aksident tjetër para një jave… dy motorë.“
“Problem në këtë lagje kemi vetëm ndriçimin, se të tjerat i kemi shkëlqyeshëm. Bashkia ta marrë vetë rrugën në dorëzim dhe ta mirëmbajë. Justifikohen me faktin që e ka fajin firma. Ka 10–15 vite që nuk rregullohet. 30 aksidente… Mbi 30 të vdekur i ka kjo rrugë.“
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Hot të Ri, ku një motor u përplas me biçikletën, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e tyre.
Edhe një javë më parë në këtë rrugë ndërruan jetë dy të mitur. Ata po udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit u përplasën me një mur.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/