E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka kaluar afatet e paraburgimit Lavderim Tufa kerkon lirine

Tufa i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes nepermjet avokatit te tij duke kerkuar shuarje te mases se sigurimit pasi sipas tij ka kaluar cdo afat maksimal te paraburgimit qe parashikon ligji

Pas 8 vitesh vuajtjeje denimi diten e djeshme Lavderim Tufa i ka kerkuar nepermjet avokatit te tij Gjykates se Tiranes heqjen e mases se sigurise. Tufa u arrestua para tete vitesh per llogari te hetimeve per vrasjen e trefishte ne Lunder mes te cilave edhe te Fatmir Rames ose Mirit te Xhikes si dhe plagosjen e nje te katerti. Me ne fund Lavderim Tufes i sos durimi dhe kerkon lirine. Gjykata ende nuk ka shpallur nje vendim te formes se prere qe do ti jape fund ceshtjes. Lavderim Tufa i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes nepermjet avokatit te tij duke kerkuar shuarje te mases se sigurimit. Sipas burimeve padia mbeshtetet ne nenin 261/2 ku sipas te pandehurit ka kaluar cdo afat maksimal te paraburgimit qe parashikon ligji. Pra sipas tij ai duhet te qendronte ne paraburgim vetem 3 vjet dhe konkretisht nga tre vjet qe shprehet ligji Lavderim Tufa ndodhet ne qeli prej tete vitesh. I akuzuari per vrasjen e pronarit te Kartodrom 2000 Fatmir Rama i njohur si Miri i Xhikes i ka shpetuar burgut perjete.

Vendimi 20 vjet burg nga Gjykata e Tiranes

Lavderim Tufa i akuzuari i vetem per vrasjen e pronarit te Kartodrom 2000 Fatmir Rama i njohur gjeresisht si Miri i Xhikes do te vuaje vetem 20 vite burgim. Pas rigjykimit te ceshtjes Gjykata e Tiranes ka vendosur te shpetoje te pandehurin nga qendrimi perjete ne qeli denim ky qe u dha ne gjykimin e pare nga Gjykata e Krimeve te Renda. Ne arsyetimin e vendimit trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Albert Mece argumentoi se pas mbledhjes se fakteve gjykata arriti ne konkluzionin se Tufa nuk ka qene ekzekutor ne ngjarjen e marsit te vitit 2003 por roli i tij ka qene ai i bashkepunetorit. Per kete gjykata iu referua edhe deshmise se Ylli Kelmendit ish-shok i Fatmir Rames i cili ishte i pranishem ne momentin kur ndodhi masakra. Sipas gjykates ky deshmitar ka treguar se e njihte Lavderim Tufen dhe se ky i fundit nuk ka qene nje nga ata qe qelluan naten e krimit. Ne baze te ketij argumenti gjykata i hoqi denimin te pandehurit edhe per akuzen e armembajtjes pa leje pasi sipas saj ne armet automatike ne vendin e ngjarjes nuk u gjeten gjurmet e gishtave te tij. Gjykata e shpalli fajtor Tufen vetem per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese te me shume se nje personi ndonese e theksoi se roli i tij ne vrasje eshte ai i bashkepunetorit. Ne lidhje me analizat e ADN-se dhe interpretimet e tyre nga ekspertet gjykata vendosi te pranonte konkluzionet e ekspertit italian Renato Biondo duke marre me rezerva konkluzionet e eksperteve shqiptare sipas te cileve ADN-ja e Tufes nuk perputhet me ate te perzierjes se gjakut te gjetur ne nje kapuc ne vendin e ngjarjes.

Gjykimi i pare

Ne gjykimin e tij te pare per akuzen e vrasjes Lavderim Tufa u denua me burgim te perjetshem. Vendimi u shpall nga Gjykata per Krimet e Renda ne shtator te vitit 2006. Ky vendim u la ne fuqi edhe gjate shqyrtimit te dosjes nga Gjykata e Apelit ndersa pas rekursit ne Gjykaten e Larte vendimi u prish dhe dosja u rikthye ne Apelin e Krimeve te Renda. Gjykata e Larte la disa detyra per gjykaten mes te cilave edhe thirrjen e ekspertit italian qe kishte kryer analizen e ADN-se Renato Biondo per te dhene sqarime perpara gjykates. Pasi u rikthye ne Apel kjo gjykate shpalli moskompetence per shqyrtimin e dosjes dhe e dergoi per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane.

Provat

Rezulton se ne vendngjarje jane fiksuar dhe sekuestruar rreth 26 gezhoja te ndryshme. Ne afersi te lokalit ne rrugen qe te con per tek magazinat e Lundres jane fiksuar dhe me pas sekuestruar dy krehra automatiku model 56 te bashkuar me natriban i cili kishte njolla gjaku ne siperfaqen e tij. Ishte e qarte qe dy autoret e vepres penale jane larguar ne kete drejtim duke hedhur nje pjese te municionit qe kane pasur me vete. Nga keqyrja e zones perreth eshte arritur qe ne fshatin Lunder tek Lagjja e Dallasheve ne nje kanal uji te zbulohen e fiksohen dhe me pas te sekuestrohet nje automatik model 56 pa qyte me nje fishek te paplasur ne fole. Se bashku me automatikun eshte fiksuar dhe sekuestruar edhe nje kapuc ngjyre blu e erret i trikotuar me mbishkrimin Champions i ndotur me njolla te ngjashme me ato te gjakut po ashtu si automatiku.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›