E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtepizat prej druri fshati i festave brenda metropolit

Mire se vini me muzike country amp rock and roll ne sfond Ne tregtim mallra kryesisht shqiptare

Nje destinacion i ri i shtohet Tiranes ku ndryshe nga tjeterkund mund te frekuentohet nga te gjithe. Rruga Murat Toptani kete vit sjell atmosferen e festave te fundvitit mes muzikes se fundit qofteve e disa krikllave birre. Per shijuesit e veres kantinat me te mira vendase e te huaja. Ndersa per me te vegjlit me dhjetera dyqane dhuratash e dekoresh te Krishtlindjeve e Vitit te Ri.

Rruga

Shtepizat prej druri jane te vendosura pergjate rruges pedonale prane Ministrise se Brendshme deri tek Kalaja e Tiranes prej disa ditesh kane sjelle ne kryeqytet nje atmosfere ndryshe teksa po tregtojne kryesisht mallra shqiptare. Qe ne hyrje te rruges nje pritje e ngrohte ku babagjyshat e vitit te ri te presin ndersa ne sfond degjohet muzike e fundit kryesisht country dhe rock and roll. Edhe pse fundjave dita e djeshme per qindra kryeqytetas pika e vizites ishte fshati turistik i improvizuar rishtazi ne qytet ku mesa duket ka ndjelle mjaft admirues. Per te shijuar nje birre me qofte per te blere nje shishe vere te tjere per te shuar kuriozitetin mbushen plot e perplot rrugen pedonale. Ndonese nje dite ku moti nuk favorizonte xhirot te shumte nuk kane hezituar te kalojne disa ore nen atmosferen festive qe sillte kjo rruge. Shume njerez e frekuentojne cifte te rinjsh e familje teksa ecin rruges hedhin shikimin ne shtepizat prej druri. Ndersa te tjere ndalin e pine dicka blejne ose vetem sodisin atmosferen. Ne mes te rruges ndodhet edhe pema e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.

Varietete

Po cfare mund te gjendet ne kete rruge. Ne 28 shtepizat e improvizuara me nje siperfaqe prej 2 x 25 meter te vendosura ne te dyja anet e rruges mund te gjesh qe nga suveniret shqiptare kreperi vidioteke prodhime te mishit qofte ne zgare dhurata per femijet kantine vere. 28 shtepiza prej druri me siperfaqe 2x25 metra katrore jane vendosur ne te dyja anet e rruges te cilat do te sherbejne per te tregtuar asortimente kryesisht shqiptare. Ato jane hapur dje per te qendruar ne dispozicion te vizitoreve apo bleresve per nje muaj rresht deri me 6 janar te vitit 2012 duke i dhene nje dimension tjeter festave te fundvitit ne metropolin shqiptar. Te shtyre nga kurioziteti qindra qytetare kane kaluar andejpari dhe kane admiruar atmosferen e krijuar ne vigjilje te festave te fundvitit. Lulzim Basha ka peruruar zyrtarisht celjen e ketij fshati turistik. Kryebashkiaku deklaroi se kjo eshte nje tradite e te gjitha kryeqyteteve te Evropes.Kemi premtuar nje dhjetor festiv te vecante per Tiranen dhe do ta bejme realitet ne menyre qe asnje te mos ndihet i perjashtuar nga kjo feste - tha Basha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›