Avokati i Popullit urdhër policisë: Publiko dokumentet e tenderit
Tenderi i uniformave të reja të policisë me një vlerë prej 22 miliardë lekësh është mbuluar nga një hije korrupsioni, e cila shtohet edhe më shumë për faktin se Policia e Shtetit nuk pranon të bëjë publike dokumentet e tenderit. Katër herë me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka refuzuar të verë në dispozicion dosjen përkatëse për gazetën Shekulli.
Në fillim të muajit korrik, gazeta Shekulli, në fillim të vitit të kaluar gazeta Shekulli, nëpërmjet një shkrese me numër protokolli 837, i kërkoi Policisë së Shtetit, të na vinte në dispozicion procedurën përkatëse të datës 23 maj të këtij viti, bashkë me kontratën e lidhur nga Policia në mesin e muajit qershor të vitit 2011. Pavarësisht kërkesës së Shekullit, bazuar në ligjin e Prokurimit Publik dhe atë të Informimit Publik. Refuzimi i Policisë erdhi një muaj më vonë, nëpërmjet shkresës 4023/1 të nënshkruar nga kryepolici, Burgaj. Në të thuhej se ishte kryer një tender i hapur ndërkombëtar, i cili ishte publikuar në faqet e gazetës prestigjioze britanike Financial Times.
Pasi hapjes së tenderi, sipas shkresës së Burgajt, ishin afruar disa firma dhe tri prej tyre ishin kualifikuar. Në tender fituese me ofertën më të ulët ishte shpallur fituese operatori Gjergjefi sh.p.k, me pronar, Z. Jani Gjergjefi. Ky i fundit është në proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës pikërisht për korrupsion në lidhje me tenderin e uniformave. Pas përsëritjes së kërkesave, Policia e Shtetit, refuzoi sërish të jepte informacionin e duhur. Fillimisht, duke pohuar se nuk mund të vinte në dispozicion dosjen, pasi ajo kishte elementë të të kontratës që përbënin të dhëna personale dhe tregtare të subjektit me të cilin policia kishte lidhur kontratë. Në muajin shtator, gazeta Shekulli, iu drejtua me një ankesë Ministrisë së Brendshme dhe Avokatit të Popullit dhe njëkohësisht edhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Përveç Ministrisë së Brendshme, që zgjodhi të mos përfshihej në këtë histori, Avokati i Popullit, nisi një hetim administrativ për çështjen.
Por policia nuk ka dhënë të njëjtën përgjigje për kërkesën e Avokatit të Popullit. Fillimisht Policia e Shtetit është mbrojtur me argumentin se dosja nuk mund të jepej për shkak të ruajtjes së privatësisë së subjektit që kishte fituar tenderin. Më tej, drejtuesit e policisë, pas argumentimit të Avokatit të Popullit se ky pretendim ishte i pabazuar, janë përpjekur të argumentonin se çështja ishte nën hetim nga Njësia Antikorrupsion e Këshillit të Ministrave. Pavarësisht kësaj, Avokati i Popullit ka argumentuar sërish se pretendimet e policisë ishin të pabazuara. Pas hetimit, Avokatit i Popullit i ka rekomanduar Policisë së Shtetit: Informimin dhe dhënie e kopjes së dokumentacionit zyrtar të kërkuar nga përfaqësuesi i Shekulli, Media Group, në bazë të kërkesës që ai ka paraqitur pranë autoritetit tuaj kontraktor në datën 05.07.2011. Më tej në Rekomandimin e Avokates së Popullit në detyrë, Znj. Florina Nuni, thuhet se kjo e fundit kërkon të vihet në dijeni për veprimet e policisë në lidhje rekomandimin e dërguar nga ana e saj. Pak kohë pas dërgimit të këtij rekomandimi, policia vijoi të kthente një përgjigje tjetër për gazetën Shekulli, në shkresën e fillim dhjetorit, atë të datës 2 dhjetor të këtij viti, në të cilën shpreh pamundësinë ligjore për të vënë në dispozicion dosjen përkatëse.
Gjergjefi fitoi kur ishte në proces gjyqësor
Pak kohë pas hapjes së procedurës së prokurimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Policinë e Shtetit, shpalli fituesin e procedurës subjektin Gjergjefi, me pronar zotin Jani Gjergjefi, nga tri subjekte pjesëmarrëse në tenderi. Gjergjefi fitoi të drejtën të futej në këtë tender edhe pse ai është ende në gjykim në një proces penal në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion aktiv duke dhënë ryshfet për të fituar po ashtu një tender veshmbathjesh për institucionet e administratës që trajtohen me uniformë. Procedura e prokurimit zhvillohej nga Njësia e Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Një drejtues i kësaj njësie, një biznesmen tjetër, një punonjës i Gardës së Republikës dhe një punonjës i Ministrisë së Jashtme u vunë në pranga nga Policia e Shtetit, në vitin 2009, pikërisht për një aferë korruptive me tenderët. Gjergjefi akuzohet se ka tentuar tiu ofrojë ryshfet zyrtarëve të lartë të Prokurimeve me qëllim që ti jepej atij disa nga lotet e tenderit. Ky i fundit ishte futur në garë për të ofruar uniforma për institucionet e administratës që trajtohen me uniformë
Uniformat nisën të shpërndaheshin para dy javësh
Ditët e fundit të muajit nëntor, kur edhe ishte afati i fundit i nisjes së realizimit të kontratës, prodhuesi i uniformave të policisë nisi të dërgonte produktet e para të objekteve të uniformës në komisariate. Në dokumentet standarde të kësaj procedure kërkohej që prodhuesi duhej të kishte përfunduar dorëzimin jo më vonë se data 30 e muajit nëntor afërsisht 46 mijë objekte të uniformës së Policisë së Shtetit. Ndryshe nga sa parashikohej në dokumentet standarde të kësaj procedure, prodhuesi nisi dorëzimin e objekteve pikërisht ditët e fundit të nëntorit, ndërsa ato nuk kishin përfunduar ende në ditët e para të muajit dhjetor. Ende nuk dihet se çfarë sanksioni ka parashikuar në kontratën e saj Policia e Shtetit ndaj subjektit që nuk dihet po ashtu e respektoi apo jo afatin e kërkuar nga vetë policia në momentin që kërkoi blerjen e uniformave të saj.
Uniformat ceremoniale për 99-vjetorin e Policisë
TIRANE- Për herë të parë Policia e Shtetit do të veshë uniformat e reja më 13 janar të vitit që po vjen, ditë që përkon edhe me 99-vjetorin e krijimit të policisë. Janë afërsisht 8670 uniforma që pritet të vishen nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndryshe nga vitet e shkuara kur Uniformën Ceremoniale, e mbante vetëm Reparti 324, i Policisë së Shtetit, i njohur ndryshe edhe me emrin Reparti i Sigurisë dhe i Ceremonialit. Në këtë mënyrë duket se ka ndryshuar edhe norma përkatëse e veshmbathjes jo vetëm për këtë repart, por objektet e Uniformës Ceremoniale, janë shtuar në të gjithë trupën e Policisë. Kjo ka sjellë dyfishimin e vlerës së tenderit, pasi për çdo polic do të blihen dy palë uniforma.
Në vitet e shkuara kjo veshje përdorej vetëm nga reparti i Sigurisë që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme dhe ka varësi direkte nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pra kishte një numër prej afërsisht 130 efektivësh, që kishin të drejtë dhe mundësi të mbanin këtë veshje. Uniforma ceremoniale i bënte ata të dalloheshin nga kolegët e tyre. Një sasi prej 30 uniformash duhet të qëndronte rezervë për çdo rast. Ato përdoreshin kryesisht për ceremoni të ndryshme emërime, takime të rëndësishme zyrtare, dhe në raste fatkeqësish të vdekjes së punonjësve të policisë në krye të detyrës. Në të kundërt, me tenderin e prokuruar në maj të këtij viti, policia ka kërkuar dhe kontraktuar blerjen e 8600 uniformave të tilla.
Sipas normës së re të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në vitin 2008, efektivët e Policisë, çdo punonjës policie ka një normë të tillë një herë në gjashtë vite. Por normat e uniformës janë personale për çdo punonjës policie, çka do të thotë se në çdo rast një efektiv blu, nëse largohet nga policia, duhet detyrimisht ta marrë me vete këtë uniformë, pavarësisht se mund ta përdorë apo jo. Duket se miratimi i normës ceremoniale, nuk ka parashikuar se çdo të bëhet me ata punonjës të rinj policie që futen në radhët blu. Kjo pasi askush nuk mund të përdorë një veshje që më parë e ka përdorur dikush tjetër.
Nënkomisar Sokrat Boçi ish- specialist i Policisë së Sh
