Ka kaluar koha e Mubarakut

Pas 30 vitesh duket se ne Egjipt po i vjen fundi epokes se presidentit Hosni Mubarak. Ai ka bere te ditur se nuk do te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ne sfond po zhvillohen negociata per ndryshimin e sistemit. Por kundershtaret e tij kerkojne ne rruge ndryshime te shpejta. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle i pershendeti kerkesat e dites se marte.
Demonstratat paqesore ne Kajro dhe Aleksandri na kane impresionuar thelle. Ne rruge eshte manifestuar vullneti per liri qe ka mbeshtetjen e qarte gjermane tha ai.
Ndryshimet duhet te behen tani dhe jo te shtyhen
Berlimin mendon se ndryshimet duhet te behen shpejt. Por ministri i Jashtem gjerman nuk pergjigjet qarte ne pyetjen nese mbetja e Mubarakut ne pushtet deri ne shtator paraqet ndonje pengese per reforma. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guido Westerwelle flet me ton diplomatik por mbeshtet ndryshimet demokratike.
Se kush cilin rol duhet ta luaje ne keto ndryshime eshte nje ceshtje qe duhet te zgjidhet ne Egjipt permes dialogut mes udheheqesve te mendimeve te ndryshme. Nembeshtesim nje zgjidhje paqesore. Ne nuk jemi gjykates por avokate te nje ceshtje te larte te demokracise thote ai
Bashkimi Evropian do te ndihmoje ne ndertimin e organeve juridike dhe aftesimin per organizimin e zgjedhjeve. Qeveria gjermane po zhvillon konsultime me perfaqesuesit e mendimeve te ndryshme me qeverine egjiptiane kundershtaret prominente te Mubarakut si Mohammed El Baradei dhe me islamistet.
Opozita gjermane kerkon mbeshtetjen e qarte te demonstruesve
Politikani i opozites Jrgen Trittin i Partise Ekologjiste mendon se kjo nuk mjafton. Momenti i tanishem duhet te kuptohet si nje shans i mrekullueshem qe vellezerit muslimane te mbeshtesin El Baradein. Ata jane te gatshem per nje proces demokratik. Keto zhvillime duhet te mbeshteten dhe jo nga frika te mbetemi anash sic po ben politika e jashtme gjermane tha ai. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Juergen Trittin kerkon politike edhe me te qarte.
Trittin pohon se qeveria gjermane duhet te ushtroje presion me qellim qe Mubaraku te terhiqet. Koha e Mubarakut ka kaluar mendohet ne Berlin ku gati askush me nuk e beson qe ai mund te mbetet ne pushtet deri ne zgjedhjet e shtatorit. Megjithe gjendjen e keqe te te drejtave te njeriut dhe udheheqjen jodemokratike te qeverise se Mubarakut zedhenesi i qeverise gjermane Steffen Seibert sheh edhe ane pozitive.
Egjipti megjithate per 30 vjet me radhe po mban raporte paqesore me Izraelin dhe po mban nje qendrim te moderuar ne Lindjen e Mesme. Kjo nuk eshte pak ne nje rajon ku shume presidente te vendeve te ndryshme kane folur per nje luftepa kompromis kunder Izraelit. Egjipti ka bere nje sherbim qe bota nuk duhet ta harroje thote Seibert. Berlini ne kete menyre ende nuk ka marre nje qendrim te prere ndaj te ardhmes se ketij vendi.
Autor Heiner Kiesel/Bahri Cani
Redaktoi Eliana Xhani