E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kerkon reforma te shpejta ne Egjipt

Perballe pamjeve te fundit nga Egjipti Catherine Ashton u ka bere thirrje te gjitha paleve per permbajtje dhe dialog. Ajo qe filloi si proteste paqesore po behet gjithnje e me e dhunshme tha Ashton ne Bruksel. Numri i madh i te plagosurve dhe te burgosurve ngjall shqetesim. Kryediplomatja e BE-se u shpreh me fjale te qarta Zoti Mubarak duhet ti pergjigjet vullnetit te popullit. Demonstrimet jane shprehje e ketij vullneti. Dhe Mubarak duhet te mendoje me kujdes se si mund te tregoje qe po leviz perpara.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Apelet per largimin e Mubarakut jane te shumta

Ne duhet te shohim levizje dhe shume shpejt tha me tej Ashton per kete nuk ka asnje dyshim.

Ne i bejme thirrje presidentit Mubarak te veproje sa me shpejt te jete e mundur.

Per shume eurodeputete ky apel nuk ishte i mjaftueshem. Keshtu mendon edhe Dany Cohn Bendit kryetari i grupit parlamentar te ekologjisteve

Bejini thirrje zotit Mubarak ti jape fund sulmeve ndaj demonstruesve pasi ai po e ben kete qe te pretendoje me vone se duhet te rivendose rregullin. Kjo eshte gracka qe ai po ngre tani.

Kryetari i grupit parlamentar te socialdemokrateve ne Parlamentin Evropian Martin Schulz kritikoi kreun e BE-se. Ai shprehu keqardhje qe megjithe apelet askush nuk ka udhetuar per ne Tunizi apo Egjipt

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demonstrata ne Tunizi

Njerezit te cilet demonstrojne atje neper rruge njerezit te cilet drejtojne kete revolucion ata kane tjeter gje ne mendje nga shteti i Zotit. Ata duan laicizem duan demokraci civile. Ata jane partneret tane me ata duhet te bashkepunojme. Ky eshte shansi i madh per Evropen.

Ashton ka njoftuar nderkohe se pas dy javesh do te shkoje ne Tunizi. Ahmed Ouneies ministri i Jashtem i Tunizise levdoi te merkuren 02.02. dinamizmin e kryediplomates se BE-se Ashton

Ajo ka ndermarre iniciativen dhe ishte e para qe na mori ne telefon per te shprehur mirekuptimin dhe solidaritet.

Ministri tunizian zgjodhi Brukselin si stacionin e pare te vizites se tij jashte vendit per te dikuskutuar me Ashton mbi mbeshtetjen e metejshme ne rrugen drejt demokracise. BE i premtoi atij mbeshtetje ne zgjedhjet e ardhshme dhe ne tranzicionin drejt demokracise. BE premtoi edhe mbeshtetje per shoqerine civile luften kunder korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik dhe social.

Autor Katrin Brand/Eliana Xhani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›