E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka mundësi që politikanët të mos na urojnë për fundvit?

Duke falënderuar gazetën tuaj për mundësitë që na jep për të nxjerre nga shpirti shqetësimet, mallin apo gëzimet, dëshiroja të shprehja një mendim për politikanët dhe qeveritarët tanë për këtë fund viti. E kam fjalën që të heqin dorë nga urimet shabllone, të cilat çdo vit i kanë sjellë vetëm tersllëqe popullit. Nuk jam supersticioz, por nëpërmjet gazetës suaj dëshiroja t’u lutesha që këtë fundvit le ta lënë rehat popullin me urimet stereotipe që do të na acarojnë nervat për tërë vitin e ardhshëm. Këtë gjë mund ta bëjnë edhe të gjitha gazetat dhe televizionet e Shqipërisë duke hequr nga faqet dhe ekranet figurat e bezdisura që na kujtojnë varfërinë, korrupsionin, krimet, mungesën e ujit, dritave dhe mbi të gjitha mungesën e dinjitetit.
Gëzuar një fund viti të pa politizuar!
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›