E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohet pas tetë vjetësh dhe... bën shaka

***
 
 
Zgjohet pas tetë vjetësh dhe...  bën shaka
 
Polici Dokuen (SHBA) u zgjua nga gjumi ku kishte rënë që në vitin 1988, pas një goditjeje në kokë nga një i dehur. Posa u zgjua, Dokueni nisi të flasë dhe të bëjë shaka me pjesëtarët e familjes. Ai i njohu dy djemtë e tij, të cilët ishin 4 dhe 7-vjeç, kur i ati ra në gjumë.
 
Një kamion me vezë...  në humnerë
 
Një kamion, që ka transportuar vezë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një humnerë të thellë, por, besoni apo jo, me këtë rast janë thyer vetëm 30 vezë! Timonin e këtij kamioni e ka pasur në dorë shoferi Norman Beli nga Sutporti (Angli).
 
Tri vdekjet më të çuditshme në botë
 
Një veteriner, pasi vaksinoi një lopë, u ul të pinte një cigare. Mirëpo lopa, në shenjë mirënjohjeje, i dha një shqelm në kokë duke i marrë jetën.
Një polic, gjersa flinte, dëgjoi zilen e telefonit dhe në vend që të merrte receptorin, mori pistoletën poshtë jastëkut dhe qëlloi veten në kokë.
Një biznesmen amerikan, sapo kishte blerë një zyrë në qendër të qytetit. Ai kishte ftuar aty të dashurën e vet dhe gjatë kohës që po i tregonte xhamat e fortë të dritareve, ata u thyen dhe biznesmeni ra nga kati i 73-të i ndërtesës.
 
Një struc bën vezën më të madhe në botë
 
Vezën më të madhe e ka bërë një Struc (shpend që jeton në shkretëtira të nxehta) nga Madagaskari dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3m i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokrra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tri janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre, është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njeri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.
 
 
Një student, rekordmen në ecje mbrapsht
 
Një student indonezian (Syaiful Bachri) ka thyer rekordin në ecje mbrapsht. Me anë të dy pasqyrave të aplikuara në krahët e tij ai ka përkorrur në 28 ditë 795 kilometra... distance kjo që ndan JAKARTA me SURABAYA. Për disa ditë pas thyerjes së rekordit, studenti nuk ka arritur të ecë më përpara.
 
Të bëhesh baba në moshën vetëm 14-vjeç
 
Vështirë që mund të thyhet rekordi i zotit Dale Wright (anglez) i cili është bërë gjysh në moshën 29-vjeçare. Zoti Dale bëhet baba në moshën 14-vjeçare. Ai arrin të gjejë te djali i tij, Stephen, një imitues perfekt të babait. Në moshën 14-vjeçare djali i tij arrin të ketë një vajzë.
 
 
Një student jeton në bibliotekë për shtatë muaj
 
Steve Stanzak, student nga Neë York-u ka jetuar shtatë muajt e kaluar në Bibliotekën e Universitetit të New York-ut derisa nuk është zbuluar. "Në fillim ishte interesant, por me kalimin e kohës u bë pjesë e jetës, u bë gjë e zakonshme",- u tha Steve gazetarëve. Mosinteresimi i prindërve të tij për t'i ndihmuar Steve-it nga ana materiale e kishte detyruar atë që të ndërmarrë këto hapa. Edhe pse ai në vit merr 15.000 dollarë nga bursa e tij dhe punon 30 orë në javë, ai nuk mundi që t'i përballojë shpenzimet e larta në qytetin e New York-ut. Zyrtarët e zbuluan ngjarjen e Steve-it nga web faqja e tij personale.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›